Titulli i projektit: "Kiti për mjedisorët e vegjël"
Kohëzgjatja: Qershor 2008 - Dhjetor 2011
Vendndodhja: Shqipëri
Mbështetur nga: Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta dhe UNICEF
Buxheti: 13,918,390.00 Lekë
Projekti synon realizimin e përmirësimit të të mësuarit mjedisor në mbi 5000 klasa të ciklit të ulët 9 vjeçar në gjithë vëndin.Qendra EDEN në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Institutin e Zhvillimit të Arsimit, Drejtoritë Rajonale të Rretheve, Instituti i Mbrojtjes së Natyrës (INCA) si dhe
Ekolëvizja kanë synuar në përfshirjen e këtij projekti shkollat 9-vjeçare në të gjithë Shqipërinë,nxënës, mësues dhe komunitet. Janë realizuar trajnime të mbi 3594 mësuesve si dhe pajisja e tyre me materiale didaktike për edukim mjedisor; të paktën 80% e të gjithë mësueseve të trajnuar kanë marrë njohuri dhe aftësi në krijimin dhe organizimin e orëve të hapura në natyrë si rol bazë në aktivizimin e nxënësve në orët e lira mësimore si dhe të paktën 50.000 nxënës morën njohuri mbi mbrojtjen e mjedisit.