DSC02220Titulli i projektit:           "Parku i madh i Liqenit, më shumë se sa një park”
Kohëzgjatja:                   Korrik 2006 – Prill 2007
Vendndodhja:                Tiranë
Mbështetur nga:            Ambasada Amerikane në Tiranë
Buxheti:                          23850$

Projekti ka për qëllim forcimin e vlerave dhe bukurive natyrore në Parkun e madh të Liqenit dhe përdorimin e tij si një ndër burimet kryesore për rikrijimin e edukimit mjedisor për qytetarët e Tiranës.


Ky projekt është fokusuar në vendosjen e sinjalistikës turistike në rrugët kryesore të parkut; ngritjen e një qendre për edukim mjedisor në kopshtin zoologjik; rritjen e ndërgjegjësimit të shkollave dhe komunitetit rreth edukimit mjedisor.