20151007 101634Titulli i projektit:                "Ecim drejt rrugës së zhvillimit të qendrueshëm!”
Kohëzgjatja:                       Maj - Shtator 2015
Vendndodhja:                    Shqipëri
Mbështetur nga:                Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
Buxheti:                              2,760,000 lekë

Projekti ka si qëllim të kontribuojë në edukimin e shoqërisë shqiptare nën një frymë qytetarie e cila vlerëson mjedisin si një e mirë e përbashkët publike, dhe e lidh mbrojtjen e tij drejtë për drejtë me standartin e jetesës. Objektivat specifikë të propozimit :

Standartizimi i metodave të të nxënit për zhvillimin e qendrueshëm në të tre nivelet e arsimit në vend si dhe përmirësimi i praktikave të edukimit mjedisor duke vlerësuar përfshirjen reale të tij në kurrikula dhe extra – kurrikula. Një vlerësim mbi përfshirjen reale të Edukimit Mjedisor në shkolla do të ndihmojë në kuptimin e arsyeve të vërteta të mosfunksionimit të tij. Nga ana tjetër, koncepti i tij në të gjithë nivelet e arsimit duhet të zhvillohet më tej në lidhje të drejtë për drejtë me standartin e jetesës.