Titulli i projektit: "Promovimi i energjisë alternative me shembuj praktik
në sytë e qytetarëve"
Kohëzgjatja: Prill - Qershor 2013
Vendndodhja: Kopshti Zoologjik, Tiranë
Mbështetur nga: GEF (Global Environment Facility)
Buxheti: 53, 340 USD
Projekti nxit përdorimin e energjive të rinovueshme dhe të zgjidhjeve ekologjike dhe ekonomike në përdorimin e burimeve natyrore. Ai konsiston në restaurimin e shtëpizës së drurit e njohur si Qendra e Edukimit Mjedisor ”EDEN” e ndodhur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës
dhe shndërrimin e saj në një model pilot demostrativ dhe edukues i investimeve pro mjedisore, në ndertesat dhe aktivitetet shtepiake, dhe përhapjen e këtij modeli me aktivitete të hapura tek qytetarët.Projekti ka patur si fokus realizimin duke restauruar fillimisht ndërtimin ekologjik të qendrës së Edukimit Mjedisor ”EDEN”, ndërtim i cili shërben vetvetiu si një model i zgjidhjes ekologjike të një ndërtese, si dhe nëpërmjet aktiviteteve të hapura informuese dhe ndërgjegjësuese me qytetarët.