DSCN2839
Titulli i projektit:
"Përmirësimi i Edukimit Mjedisor në Shkollën “Xhemal Cekini”, në
                             Uznovë, Shqipëri"

Kohëzgjatja:               Shtator 2011 –Prill 2013
Vendndodhja:            Uznovë, Berat
Mbështetur nga:        Powerful Information
Buxheti:                     189,000 Lekë
 
Projekti ka patur në fokus frymëzimin e fëmijëve dhe mësuesve me një kuptim më të thellë të respektit për mjedisin e tyre lokal si dhe zvogëlimin e rreziqeve të mundshme për shëndetin dhe mirëqenien nga aktivitetet e pasigurta të cilat mund të rrisin ekspozimin ndaj ndotjes nga metalet e rënda.


Shumë fëmijë e mësues morën njohuri mbi çështjet e edukimit mjedisor, ndërgjegjësim komuniteti si dhe aftësi për të organizuar aktivitete mjedisore. Pushteti lolak, biznese dhe komuniteti u përfshinë duke u bërë pjesë e nismave dhe fushatave që vetë shkolla realizoi për ndërgjegjësimin mbi efektet negative që kanë mbetjet e metaleve në zonën e Uznovës, e cila njihet si zona ku ka qenë e ndërtuar ish fabrika e baterive dhe që ka lënë pas pasoja të mëdha në shëndet e mjedis.