Titulli i projektit: Unë e dua eficiencën e energjisë
Kohëzgjatja: 7-15 tetor 2014
Vendndodhja: Tiranë, Porto Palermo
Mbështetur nga: Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Erasmus+
Buxheti: 11425 EURO
Shkëmbimi rinor “Unë e dua eficiencën e energjisë” bashkon 23 të rinj nga Shqipëria, Republika Ceke, Moldavia, Poloni, Spanjë dhe zbatohet nga Qendra mjedisore EDEN dhe rrjeti Youth and Environment Europe (YEE). Qëllim është ofrimi i një hapësirë për të ndarë idetë dhe njohuritë mbi çështjen e energjisë eficiente si dhe të rrisi ndërgjegjësimin e të rinjve dhe të komuniteteve për një energji të pastër. Objektivat janë: Të rritet njohuria e të rinjve për burimet e rinovueshme të energjisë dhe eficences së energjisë; -Të eksplorohen dhe zhvillohen praktika të përditshme të thjeshta për reduktimin e shpenzimeve të energjisë pa sakrifikuar në plotësimin e nevojave të përditshme; -Të fuqizohen dhe modifikohen qëndrimet e pjesëmarrësve ndaj qëndrueshmërisë energjetike dhe të inkurajohen që të përhapin këtë përqasje të re në komunitetet e tyre; Të shkëmbehen përvojat dhe praktikat më të mira nga vende të ndryshme në drejtim të investimeve miqësore me mjedisin dhe iniciativat për prodhim më të pastër, më të drejtë dhe më të sigurtë të energjisë; Të nxitet krijimtaria e rinisë, sipërmarrjes, bashkëpunimit dhe rrjetëzimit.
Fotografitë aktivitetit mund ti ndiqni në facebookun e qendrës EDEN duke klikuar këtu