Reagim publik pas denoncimit mbi skandalin e mbetjeve spitalore!


Perfaqesues te organizatave te Shoqerise Civile ne vend jane te shqetesuar per faktet qe deshmojne mangesi serioze ne administrimin e mbetjeve spitalore. Kjo si rrjedhoje e denoncimeve te fundit mediatike si dhe nga gjetjet e raportit te vleresimit te menaxhimit te mbetjeve spitalore ne 5 qytete te vendit te hartuar nga “Rrjeti i vigjilences mjedisore”.
Keto fakte shfaqin sjellje institucionale te cilat nder te tjera, shkelin nje pakete ligjore te rendesishme qe siguron Mbrojtjen e Shendetit Publik dhe Mbrojtjen e Mjedisit.
Bashkangjitur letra e adresuar institucioneve pergjegjese te prekura nga denoncimet!