Shqiperia nje importuese e energjise

Tiranë, 23 mars 2015 –Nëse nuk merren masa për të rritur eficiencen energjitike dhe për të zvogëluar kërkesën, Shqipëria me shumë mundësi do të mbetet një importuese neto e energjisë elektrike së paku deri në vitin 2024. Ky është një nga rezultatet e raportit i realizuar nga rrjeti i organizatave jo qeveritare CEE Bankwatch  dhe qendra mjedisore EDEN. Në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria nuk ka të ngjarë që të ketë një tepricë të energjisë elektrike për eksport, pavarësisht nga planet për të eksportuar energji elektrike në Itali nëpërmjet një kablli nëndetar.

Studimi u krye për rrjetin CEE Bankwatch nga Universiteti i Groningenit dhe me konsulence të "'The Advisory House''.Studimi i plotë, të dhënat  dhe raportet e vecanta për secilin shtet , përfshirë edhe raportin për Shqipërinë, mund të gjenden në http://bankwatch.org/publications/stranded-assets-western-balkans-report-long-term-economic-viability-new-export-capaciti


Studimi analizon furnizimin me energji elektrike dhe modelet e kërkesës të vendeve të Ballkanit Perëndimor për dhjetë vitet e ardhshme dhe shqyrton mundësitë e tyre për të eksportuar energji elektrike. Rezultatet e raportit tregojnë se në qoftë se vendet realizojnë zgjerimin e planifikuar të kapaciteteve të tyre, rajoni si i tërë do të ketë një tepricë 56% e energjisë elektrike në 2024, me Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë si eksportuesit më të rëndësishëm. Megjithatë analiza e eksportit tregon se do të ketë konkurrencë jo vetëm brenda Ballkanit Perëndimor, por edhe nga konkurrentë të tjerë si Bullgaria, Rumania dhe pjesa tjetër e vendeve të BE-së. Duke pasur parasysh një furnizim të pritshme të tepërt në Evropë, rritja e konkurrencës mund të ushtrojë presion mbi çmimet e eksportit dhe të rrisë rrezikun që termocentralet të bëhen jo ekonomik për të vepruar në treg.

Shqipëria është gjetur të jetë përjashtimi në rajon, vetëm  në skenarin e ulët të kërkesës të energjisë elektrike - dhe në qoftë se ajo ndërton të gjithë mullinjtë me erë të planifikuar - vendi do të jetë në gjendje të eksportojë deri në 2 000 GWh nga 2024 (rreth 16% të këkesës së brendshme), ndërsa në të gjitha skenarët e tjera ajo do të ketë nevojë për të importuar. Në skenarin e lartë të kërkesës Shqipëria mund të përfundojë që të importojë deri në 8000 GWh në 2024

Studimi konstaton se Shqipëria nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të plotësuar kërkesën e saj të pikut dhe sugjeron se hapa shtesë të tilla si, ruajtjen e energjisë, përmirësimin e infrastrukturës të rrjetit dhe ndërlidhjes, dhe diversifikimin e burimeve të energjisë duhet të shqyrtohet me vëmëndje. Duke qenë se vendi ka një humbje të përgjithshme në transmetim dhe shpërndarje mbi 45% (23 210 GWh në transmetim dhe 3218 GWh në shpërndarjes në vitin 2013) përmirësimet e rrjetit dhe masat e efiçiencës së energjisë mund të drejtojnë në kursime të energjisë elektrike dhe të ndihmojnë për të përmirësuar pozicionin neto të vendit.

"Sasi të mëdha të energjisë elektrike janë duke u shpërdoruar në Shqipëri, si rrjedhim: reduktimi i humbjeve dhe rritja e efikasitetit, si dhe zhvillimi dhe përforcimi i lidhjeve me vendet fqinje për të përmirësuar stabilitetin e rrjetit, duhet të jenë prioritete numër një ", thotë Pippa Gallop, koordinatore hulumtimi në rrjetin CEE Bankwatch.

Lira Hakani nga Qendra EDEN shton, "Në qoftë se edhe pas zvogëlimit të shpërdorimit të elektricitetit, janë ende të nevojshme kapacitete të reja për të mbuluar kërkesat e vendit, atëherë do të jenë të nevojshme burime më të ndryshme të ripërtëritëshme të energjisë elektrike në mënyrë që të shmangen mangësitë e varësisë nga kushtet hidrologjike. Duhet të sigurohet që ndërtimi i kapaciteteve të  reja të prodhimit të energjisë elektrike, të mos ndodhë në zona të mbrojtura".

Bashkengjitur raporti per Shqiperine

Attachments:
FileDescriptionFile size
Download this file (country report Albania.pdf)country report Albania.pdf 1659 kB