Vërtetësia e të dhënave për modelin e energjisë OPEERA

Ditën e mërkurë, datë 15 prill 2015, qendra mjedisore EDEN, qendra Grupimi Ekolëvizja, organizuan së bashku me Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri,  në ambjentet e këtij institucioni takimin “Konsultim për vërtetësinë e të dhënave të modelit të Energjisë 2050 në Evropën Jug – Lindore”.

Të ftuar në këtë takim ishin organizata të shoqërisë civile të përfshira në cështjet e energjisë, përfaqësuës të institucioneve shtetërore në vend si dhë përfaqësues teknikë të ambasadave. Konsultimi krijoi mundësinë e diskutimit mbi vërtetësinë e të dhënave të përdorura në model, dhe të parashikimeve të propozuara, për të arritur synimet Evropiane në fushën e Energjisë për vitin 2050!

Gjatë takimit, u prezantuam të dhënat e grumbulluara për sektorët e analizuar në model si dhe struktura dhe mënyra e hedhjes së të dhënave. Qëllimi i takimit ishte që krijonte mundësinë e shqyrtimit më nga afër të të dhënave për të patur rezultate sa më transparente dhe të besueshme.

Modeli i energjisë “OPEERA”, përdor të dhëna zyrtare për vitin 2010 dhë ndërton skenarë të mundshëm kundrejt vitit 2050,  për të arritur targetin e zvogëlimit të gazeve serrë 85-90% në krahasim me vitin 1990.

Prezantimet për secilin sektor ( transport, ndertesa, cimento, celik, dhe furnizimi me energji) në fomën e formateve PDF dhe të formatit excel, gjenden  on line dhe mund t’i shikoni duke përdorur fomën e rregjistrimit.

Për këto të dhëna online, jeni të mirëpritur të dërgoni komente, sugjerime, apo nëse do të keni të dhëna më të mira brenda datës 30 prill 2015 në  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Mund të lexoni më shumë për projektin dhe për “ konsultimin e vërtetësisë së të dhenave” në këtë link:

1.Informacion mbi modelin 2050 të energjisë në Evropën Jug-lindore

2.Biografia e grupit të punës mbi modelin 2050 të energjië në Evropën Jug-Lindore

3. Infomacion mbi konsultimin e vërtetësisë së të dhënave mbi modelin e energjisë 2050 në Evropën Jug-Lindore

Ky aktivitet u zhvillua  në kuadër të projektit “ Politika të qendrueshme energjitike në Evropnë Juglindore”, i mbeshtetur financiarisht nga Bashkimi Europian