Të jetosh në harmoni me Drinin

Në kuadër të projektit “Vepro për Drinin” (Act4Drin), Qendra EDEN në bashkëpunim me Federatën Mesdhetare të Organizatave JoFitimprurëse (MIO-ECSDE) për Mjedisin, Kulturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm  janë duke zbatuar aktivitete të cilat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe fuqizimin e njohurive të organizatave mjedisore për  të ruajtur ekosistemin e ujërave të ëmbla në basenin e lumit Drin.

Act4Drin gjithashtu promovon realizimin e filmave me metrazh të shkurtër "Gjurmët e Drinit", një bashkëpunim i MIO-ECSDE & KAWKA PRODUCTION, ku Qendra EDEN është një ndër partnerët kryesorë të projektit.

Mesazhi kryesor që filmat me metrazh të shkurtër synojnë të përcjellin, lidhet mbi të gjitha me "Të jetosh në harmoni me Drinin". Baseni i lumit Drin është plot jetë, një pasuri e jashtëzakonshme e biodiversitetit, duke siguruar habitate të rëndësishme për shumë specie të faunës dhe florës, dhe ku njëkohësisht shërben si një rrjedhë e qëndrueshme e përfitimeve për banorët e saj. 

Baseni i Drinit është një sistem kompleks i gjallë.Pa përbërësin e tij jetësor ujin, sistemi që shohim dhe njohim sot nuk do të ekzistonte.Uji është një aset kritik për zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës.  Nëse ne me vetëdije i kuptojmë apo jo ekosistemet e ujërave të ëmbla, së bashku me çdo grimë të biodiversitetit që ata mbështesin dhe shërbimet që ato ofrojnë, janë ngushtë të ndërthurur me ekzistencën tonë harmonike dhe mirëqënien.

Mbrojtja e trashëgimisë sonë natyrore nuk mund të lihet vetëm si një përgjegjësi e pushtetit vendor apo ligjeve; ne si individë mund të respektojmë të drejtën e krijesave të gjalla duke mirë menaxhuar në qëndrueshmërinë e burimeve natyrore.

Filmat mund ti ndiqni këtu