Vazhdojnë forumet mjedisore me të rinjtë...

Një tjetër forum i hapur u zhvillua datë 28 maj, me të rinj me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”  në Elbasan. Drejtuar nga Z. Ahmet Mehmeti u diskutua gjerësisht për pritjet e të rinjve nga zgjedhjet vendore , propozime dhe sugjerime për investimet, zgjidhje të reja për problematikat mjedisore si ato të ndotjes industrial, të ajrit, ujit, tokës sipërfaqjet e gjelbra, ndërtimet dhe standartet bashkëkohore, ndotja akustike, ndotja urbane, mbetjet spitalore etj. 

Një tjetër forum i hapur u zhvillua në Parkun e Madh të Liqenit datë 29 maj me një grup të rinjsh drejtuar nga Znj.Albana Bregaj ku u theksua kërkesa prej të rinjve në informim të tyre dhe përfshirje  në vendimarrje për problemet mjedisore, për tu bërë aktorë dhe faktorë në ndryshimin e gjendjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. 

Po në të njëjtën ditë u zhvillua një tjetër forum në Shkodër, drejtuar nga Znj. Lediana Xhakollari, me studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” ku dhe në këtë forum temat kryesore të diksutimeve ishin çështjet dhe problematikat mjedisore që të rinjë dhe qytetarë hasin në jetën e përditëshme. 

Përgjatë këtyre forumeve u realizuan filmime dhe foto me qëllim dokumentimin e sugjerimeve dhe rekomandimeve dhe paraqitjen më pas në Shtator kandidatit fitues që do të ketë mandatin e ardhshëm që duhet ti ketë parasysh për ti zbatuar në fushën e mjedisit.