Ngritja e çështjeve mjedisore me anë të forumeve të hapura!

Vazhdojnë forumet e hapura mbi ngritjen e çështjeve mjedisore që do të donim të ishin pjesë e prioriteteve të punës së kryetarit të ri dhe këshillit bashkiak që do drejtojnë bashkitë në mandatin e tyre të ardhshëm. Forume të zhvilluara në qytetin e Beratit dhe Vlorës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit 5 qershor 2015, me të rinj të cilët përcjellin shqetësimet dhe rekomandimet e tyre mbi mjedisin që i rrethon.  
Të rinj që ndajnë mendime, ide, sugjerime  dhe tërheqin vëmendje me muzikë, mesazhe të shumta për një mjedis më të mire dhe jetë të shëndetshme!