Le të mbajmë nën kontroll Mërkurin rreth nesh!

Qendra EDEN që prej muajit nëntor 2014 është duke zbatuar projektin “Le të mbajmë nën kontroll Mërkurin rreth nesh” mbështetur nga IPEN - Rjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e Ndotësve Organik të Qëndrueshëm NOQ-ve, New York, USA.

Qëllimi i këtij projekti është Informimi i publikut të gjerë rreth rreziqeve që shkakton Mërkuri në produktet ushqimore dhe produktet kozmetike.
Disa nga aktivitetet që po zbatohen në kuadër të këtij projekti janë: Krijimi i një dokumentari sensibilizues mbi Mërkurin; leksione me të rinj për informimin ndaj Mërkurit dhe ndikimin e tij në shëndet dhe mjedis; shfaqja e dokumentarit në zona të ndryshme të Tiranës për ndërgjegjësim të qytetarëve si dhe adresimi te pushteti vendor për ratifikimin e Konventës së Minamatës në Shqipëri përsa I përket çështjes së Mërkurit.
Shqipëria është shtet I vogël me një numër të vogël njerëzish. Për fat të keq informacioni mbi Mërkurin është shumë I vakët dhe shumë pak I njohur nga komuniteti. Ne besojmë se zhvillimi I një fushate të gjerë do të rrisi përthithjen e informacionit.
Me anë të këtij projekti ne do jemi duke punuar për informim dhe ngritje dijesh në lidhje me ekspozimin e Mërkurit ndaj shëndetit e cila do të ndihmoj drejtpërdrejt në komunitet që të jenë më të kujdesshëm ndaj rrezikut të Mërkurit dhe të jenë më të kujdesshëm kur ata lexojnë etiketat e produkteve që ata blejnë në treg. Në të njëjtën kohë ne do lobojmë fort që me këtë fushatë të rritet ndërgjegjësimi i publikut në mënyrë që ata mund të ngrenë zërin e tyre në frontin e politikëbërësve lidhur me çështjet që i shqetësojnë ata.