Thirrje për pjesëmarrje

cop21bQendra EDEN është një nga organizatat partnere të seminarit me titull “Çfarë është kaq e “nxehtë” rreth ndryshimeve klimatike : rruga drejt Parisit”, i cili do të zhvillohet në Irlandë, Dublin , 21-23 tetor 2015.

Seminari zhvillohet për të rinjtë të cilët janë të interesuar rreth cështjeve mjedisore dhe për më tepër rreth ndryshimeve klimatike. Seminari do të mundosë që të rinjtë të ndajnë eksperincat e tyre, të fitojnë njohuri rreth zhvillimit të qëndrueshëm, globalizimit dhe COP21 (Conference of Parties 21), të fuqizojë të rinjtë për të realizuar debate të strukturuara në nivel kombëtar dhe të fuqizojë praninë e tyre gjatë zhvillimit të politikave rreth ndryshimeve klimatike. Të rinjtë gjatë këtij seminari do të kenë mundësi që të zhvillojnë dhe një analizë se cila është pika e lidhjes midis organeve qeveritare dhe të rinjve dhe se si ky bashkëpunim mund të përforcohet.

Seminari do të ketë një vijimësi në nivel lokal si rrjedhim  i planit të punës që do të krijohet gjatë seminarit. Të rinjtë do të jenë të angazhuar në organizimin e aktiviteteve lokale, në kalimin e njohurive të fituara të të rinj të tjerë etj.

Të rinjtë duhet të :
•    kenë njohuri baze rreth politikave dhe zhvillimeve në nivel kombëtar rreth ndryshimeve klimatike.
•    kenë njohuri shumë të mira të gjuhës të huaj anglisht ( gjuha zyrtare e komunikimi në seminar është anglisht)
•    jenë të motivuar për një pjesëmarrje aktive gjatë trajnimit dhe të sjellin ide të reja
•    jenë të gatshëm për të ndjekur planin e punës pas përfundimit të seminarit
•    jenë 16-18 vjeç
•    jenë të interesuar rreth çështjeve mjedisore

Për këtë seminar kërkohen pesë të rinj nga Shqipëria.  Për të aplikuar ju lutem përgatisni një letër motivimi në gjuhën e huaj anglisht, jo më shumë se një faqe word-i  ku të përshkruani motivimin tuaj për këtë seminar dhe angazhimin tuaj rreth temës dhe vijimësisë së seminarit.  Si dhe të dërgoni të dhënat e juaja personale nëpërmjet një Curriculum Vitae.

Të dhëna llogjistike:  Udhëtimi mbulohet deri në shumën 400 Euro dhe 60 Euro është mbulimi për aplikimin e vizës. Qëndrimi dhe ushqimi mbulohen nga organizata aplikuese dhe mikpritëse e seminarit.

Afati për të dërguar dokumentat është e shtunë (1 gusht 2015) në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. . Përzgjedhja do të bëhët duke ruajtur dhe balancën gjinore. Të përzgjedhurit do të njoftohen brenda datës 8 gusht 2015, për të vijuar më tej me aplikimin e vizës.

Organizata aplikuese dhe mikpritëse e seminarit:
ECO-UNESCO ( Irlandë, Dublin ) http://www.ecounesco.ie/
i
Organizatat partnere të seminarit janë:

Qendra EDEN – Shqipëri www.eden-al.org
European Youth Centre Břeclav – Republika Çeke www.eycb.eu 
Hordaland County Council – Norvegji
D.G.T. Association – Rumani www.asociatiadgt.ro 
Ambiente Sociale – Itali