Albpetrol sh.a. zvogëlohet në zonën naftëmbajtëse në Kucovë

per kozareDitën e premte, datë 5 dhjetor 2014. Qendra mjedisore EDEN zhvilloi një vizitë në Kuçovë. Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi dhe mbledhja e informacioneve rreth situatës mjedisore dhe sociale ne zonën naftëmbajtëse, Kucovë.

Sherwood International Petroleum Ltd.( Sherwood) ka marrë në dorëzim puset e vjetra të Albpetroli sh.a. ( AlbPetrol ), kompania shtetërore e naftës, sipas kushteve të Marrëveshjes Hidrokarbure me qeverinë Shqiptare. Prej vitit 2007 Sherwood ka marrë në dorëzim afërsisht  71 puse të AlbPetrolit, nga 1700 në vendburimin e Kuçovës . Marrja në dorëzim e puseve të Albpetrolit nga Sherwood do të bëhët në faza gjatë viteve në vazhdim. Investimet e para të dukshme në zonë kompania i ka bërë në shtrimin e rrugëve të kalimit të makinerive të naftës me çakull të bardhë.
Më shumë informacion nuk mundëm të kishim as në zyrat lokale në Kuçovë të kompanisë, megjithatë kjo është ajo çfarë mundëm të vërtetonim edhe  nga vizita në terren.

Sherwood International Petroleum Ltd. është filial i Bankers Petroleum Ltd. dhe prej vitit 2008 vepron në Kucovë si degë e Bankers Petroleum Albania Ltd. Ky i fundit ushtron veprimtarinë në zonën e Patos-Marinzës, ku kohët e fundit është bërë subjekt i shumë pakënaqësive qytetare të zonës. Kompania etiketohet nga banorët si përgjegjëse për tërmetet në komunën Zharrëz dhe ndotje mjedisore në zone.

Si rezultat i këtyre rasteve, edhe banorët e fshatit Kozare dhe Tapi kanë frikën e përsëritjes së  të njëjtave problemeve në zonat e tyre të banimit. Kompania tashmë ka realizuar takime konsultuese me komunitetin, por Z. Dritan Rogozi, banor i fshatit Kozare,  shprehet se këto takime nuk kanë qenë përfaqësuese. Ai shton “Ne kërkojmë që të ngrihet një grup pune që të realizojë një inspektim të gjendjes së banesave, që të jemi të ditur dhe ne për arsyen në rast se do të këmi shqetësime në banesat tona si në Patos Marinzë. Një inspektim i tillë nuk është realizuar edhe pse puset kanë filluar punën. Kërkojmë dhe vendosjen e një sizmiometri në zonë. Ne kemi shqetësime dhe frikë, por nuk dimë se ku dhe se si të drejtohemi”.
Ndërkohë komuna Kozare shprehet e vendosur të mbrojë interesat e banorëve të saj dhe ka filluar marrëveshjet me kompaninë për përfitime të komunitetit nga kompania me të cilën janë të kënaqur. Ajo thekson se në komunë deri tani nuk ka ardhur asnjë ankesë nga banorët për veprimtarinë e Sherëood, por kur dëgjuan pretendimet e mësipërme ata, me sugjerimin e qendrës EDEN, u zotuan që të lehtësonin një takim të dytë me kompaninë dhe banorët për të diskutuar shqetësimet e mësipërme.

Të gjithë personat që takuam pohojnë se situata aktuale nga veprimtaria e AlbPetrol është shumë e keqe dhe Sherëood ka frymë më pozitive në lidhje me investimet, megjithatë frika e banorëve mbetet ende e madhe.

Pamje nga vizita në terren i gjeni në linku i fotove ne fcb: