Thirrje për pjesëmarje:

thirrje per pjesemarrje InesiQendra EDEN është një nga organizatat partnere në shkëmbimin rinor me temë ‘Arti për mjedisin’ që do të zhvillohet  nga YEE (Youth and Environment Europe) më datat 9-15 Nëntor 2015 në Kapraluv Mlyn, Ochoz u Brna, Republika Çeke.

Shkëmbimi rinor do të bashkojë të rinjë nga Republika Çeke, Anglia, Spanja, Portugalia dhe Shqipëria.
Qëllimi i shkëmbimit  rinor është që të sigurojë një hapësirë për pjesëmarrësit  për të zhvilluar aftësitë e tyre krijuese për  projekte mjedisore në mbështetje të organizatave dhe komuniteteve të tyre.

Objektivat e shkëmbimit rinor janë:
•  Zhvillimi i aftësive krijuese dhe komunikuese  të pjesëmarrësve për të mbështetur zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
•  Të sigurojë një hapësirë për shkëmbimin ndërkulturor duke ndarë artin dhe muzikën e kulturave të ndryshme.
•  Eksplorimin e mënyrave kreative për të rritur ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e çështjeve mjedisore në komunitetet lokale nëpër Evropë.
•  Forcimin e lidhjeve të pjesëmarrësve me  komunitetet e tyre lokale dhe me njëri-tjetrin.

Shkëmbimi rinor do të përfshijë një sërë aktivitetesh.
Aktivitetet e para do të jenë të dedikuara  prezantimit të projektit dhe diskutimeve të  temave të ndryshme mbi  projektet mjedisore, artin etj.
Aktivitete praktike do të jenë gjithashtu pjesë e këtij shkëmbimi  duke përfshirë në mënyrë interaktive pjesëmaresit.
Aktivitetet  do të mbyllet me organizimin e një ekspozitë në Brno, Republikën Ceke.
 
Si rezultati i këtij shkëmbimi rinor do  të jenë:
•  Ekspozita e projekteve artistike të krijuara nga pjesëmarrësit gjatë shkëmbimit rinor.
•  Krijimi i një blog-u i cili do të përfshijë lajme dhe ide nga projekti  me përshkrimin përkatës.
•  Motivimin e organizatave mjedisore në Evropë duke u frymëzuar nga projekti për të organizuar seminaret/aktivitetet/projektet  e tyre të artit me qëllim ndërgjegjësimin mjedisor në komunitet.

Profili i pjesmarësve:
•    Duhet të jetë 18-30 vjec
•    Të kenë njohuri të mira të gjuhës së huaj anglisht pasi gjuha zyrtare e komunikimit të shkëmbimit rinor është anglisht.
•    Të jenë aktivë në fushën e mbrojtjes së mjedisit  ( profesionalë ose vullnetarë)
•    Të kenë aftësi krijuese dhe artistike
•    Të jenë të interesuar në shkëmbim interkulturor
•    Të interesuar për të organizuar aktivitete që lidhen me artin dhe mjedisin
•    Të disponueshëm në  vazhdimësinë e projektit

Të dhëna llogjistike:  
•    Udhëtimi mbulohet deri në shumën 170 Euro/person
•    Pjesëmarësit nga Shqipëria do të  jenë 4 (katër)
•    Rimbursimi i udhëtimit do të bëhet pas përfundimit të shkëmbimit rinor
•    Qëndrimi dhe ushqimi mbulohen  (100%) nga organizata mikpritëse e shkëmbimit rinor

Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet duke ruajtur balancën gjinore.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një jetëshkrim (CV) dhe një letër motivimi, në anglisht në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. brënda datës 28 shtator 2015.

Organizata aplikuese dhe mikpritëse e shkëmbimit rinor:
YEE (Youth and Environment Europe)
http://yeenet.eu/