Konferenca e Rrjetit të Vigjilencës Mjedisore

WEB IMG 1675Ditën e hënë datë 21 shtator 2015, rrjeti i Vigjilencës mjedisore “Një Sy për Mjedisin”  zhvilloi konferencën “Prioritizimi i administrimit të mbetjeve spitalore - një urgjencë për shëndetin dhe mjedisin”.Kjo konferencë shënoi aktivitetin përmbyllës të projektit tre vjeçar të ndjekur nga rrjeti i Vigjilencës.

Aktiviteti filloi me fjalët përshëndetëse të Znj. Ermelinda Mahmutaj, Qendra EDEN e cila nënvizoi vështirësite e hasura dhe arritjet kryesore të rrjetit  si dhe punën e kryer në zhvillim të problematikës së administrimit të mbetjeve spitalore në nivel kombëtar.  Me pas  konferneca  vijoj me  përshëndetjen e   Z. Eltar Deda, Kryeinspektor, Ministria e Shëndetësisë i cili  falenderoi organizimin e këtij aktiviteti dhe punën e kryer në këtë drejtim “ Ne duam t’iu konsiderojmë si partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë. Strategjia e shëndetësisë është një dokument kyç, ku rezultate të tilla ndihmojnë në një zhvillim të drejtë të saj” tha Z. Deda.  Gjithashtu ai u ndal dhe te puna e kryer nga inspektoriati, për monitorimin e kryer nga Inspektoriati Shtetëror i Shëndetësisë ndaj subjekteve prodhuese  dhe trajtuese të mbetjeve spitalore. Z. Deda theksoi se Inpsektoriati zotëron një plan të programuar për të realizuar një inspektim sa më  periodik.  Z. Deda në përfundim të fjalimit të tij shprehu gadishmërinë për bashkëpunim si me shoqërin cilvile por dhe me firmat trajtuese që luajnë një rol të rëndësishëm në zinxhirin e administrimit të mbetjeve spitalore.  
Z. Mihallaq Qirjo, Drejtor, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)Shqipëri  u shpreh për konferencën se: “ Tema e ndjekur dhe rezultatet e rrjetit të vigjilencës mjedisore janë mjaft të dashura për ne. Si pjesë e programit SENIOR-A, dhe rrjetet e tjera kanë patur rezultate të vlerësuara nga ne, por këtu duhet theksuar se probelmatika e administrimit të mbetjeve spitalore është shumë mirë e ndjekur nga rrjeti dhe mbetjet e farmacive janë një çështje ende  e patrajtuar me pare ”. Z. Qirjo theksoi se për situatën aktuale duhet një zgjidhje më radialke dhe duhet të krijohet një frymë më e mirë bashkëpunimi midis aktorëve të ndryshëm.

WEB 1 IMG 1677Takimi më pas vijoi me prezanitme  të secilës organizatë  të rrjetit të vigjilencës në lidhje me vështirësitë e hasuara gjatë procesit të gjatë të investigimit si dhe me punën e kryer në qytetet e tyre për të arritur rezultatet e pasqyruara në botimin “Raport tregues vlerësimi mbi menaxhimin e mbetjeve spitalore në 5 qytete të vendit” dhe gjithashtu  një pjesë jo pak e rëndësishme ishte  fushata ndërgjegjësuese e zhvilluar në 5 qytetet. Gjatë prezanitmit u pasqyruan  foto të ndryshme te shkrepura gjatë fushatës.

Znj. Jonida Mamaj-Hafizi, Koordinatore e Praktikave të Menaxhimit Mjedisor pranë qendrës EDEN, paraqiti letrën e e pozicionimit “Prioritizimi i administrimit të mbetjeve spitalore - një urgjencë për shëndetin dhe mjedisin “ , e cila është hartuar si përmbledhje e rekomandimeve të tryezave të rrumbullakëta me inspektorët e mjedisit, inspektorët e shëndetit dhe subjektet prodhuese në 5 qytete të vendit.
Disa nga rekomadimet e kësaj letre janë:   1) Ndërmarrja e aksioneve të dezifektimit dhe rehabilitimit të të gjithë landfilleve, vend grumbullimit të mbetjeve urbane (formale dhe informale), e mbi të gjitha vendet publike të denoncuara si vende ku kompanitë hedhin mbetjet spitalore të pa trajtuara! 2) Ngritja e një sistemi elektronik për krijimin e regjistrave kombëtarë për mbetjet spitalore! 3)Fuqizimi i institucioneve inspektuese në sektorin e menaxhimit të mbetjeve spitalore, në bazë material dhe burime njerëzore! 4) Rritja e buxhetit të planifikuar për sektorin e administrimit të mbetjeve spitalore

Konferenca vijoi me diskutime nga salla, ku të pranishëm ishim Inspektorë/Kryeinspektor Mjedisi dhe Shëndetësor të Tiranës dhe të qyteteve ku rrjeti i Vigjilencës vepron, organizata mjedisore, përfaqësues të bashkive etj.

Konferenca u përmbyll me shfaqjen e disa  dokumentarave të realizuara nga rrjeti i vigjilencës.
Rrjeti i Vigjilencës Mjedisore theksoi që kjo konferencë nuk duhet jetë një përmbyllje e punës së tyre por një vijimësi e mëtejshme e punës Vigjiluese.


Organizatat e rrjetit të Vigjilencës Mjedisore

Qendra EDEN (Qendra Mjedisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim), EDEN Tiranë
Kulbi Ekologjik Elbasan, Elbasan
Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore, Berat
Qendra e Informacionit  Aarhus, Shkodër
Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD),  Vlorë
Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (ShGD), Tiranë
Shoqata në Mbrojtje të Jetës dhe Ekosistemit përreth fabrikës Titan – Burizanë (Fushë Krujë), Fushë Krujë

Prezantime:
Rrugetimi i rrjetit " Nje sy per mejdisin"
Zbatimi i ligjit “per te drejten e informimit” ne Agjencine Kombetare te Mjedisit

Dokumentari me titull " Bashkejetese pertej..."

Fotografite e aktivitetit mund ti ndiqni ne facebookfb icon 325x325.