Model i ri për uljen e gazeve së energjisë në Shqipëri

faqe 1Ditën e mërkurë, datë 30 shtator, u organizua takimi “Paraqitja e Modelit të Energjisë për Shqipërinë (Promovimi i modelit të energjisë 2050 të Evropës Juglindore)”. Takimi krijoi hapësirën për hapjen e diksutimeve me publikun dhe me vendimarrësit në lidhje me zhvillimet e skenarëve të ndryshëm në sektorin e energjisë dhe se si mund të ndikohet në clirimet e gazeve serë, bazuar në skenarët që paraqit modeli i energjisë për Shqipërinë i hartuar si pjesë e projektit “ Politika të qëndrueshme energjitike në Evropën Juglindore”

Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të ministrive, institucione të tjera të lidhura me sektorin e energjisë, organizata të shoqërisë civile etj.
Takimi u hap me fjalët përshëndetëse  të Z. Jan Rudolph , Drejtues i Sektorit të Politikave , Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri; “ Nëse ka një planifikim dhe zbatim të mirë të politikave Europiane të energjisë, Mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, kjo sjell përfitime të ndjeshme në ekonominë e Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj. Përfitimet janë të dukshme në shëndet dhe në sigurinë , sidomos kur standarted e BE-së përmbushen për cilësinë e ajrit, cilësinë e ujit të pijshëm, menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen mjedisore ”  

Z. Ervin Mete, Zv.Ministër , Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes theksoi rëndësinë ekonomike që sjell zhvillimi i bizneseve të gjelbra, përfitimet ekonomike dhe sociale nga një zhvillim i tillë.

Z. Agim Bregasi, Drejtor Politikave Elektro Energjitike, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, u shpreh “Kuptohet që roli i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si ministri përgjegjëse për hartimin e Strategjisë Kombëtare të zhvillimit të sektorit energjetik dhe i politikave të këtij sektori është shumë i rëndësishëm” . Z. Bregasi nënvizoi dhe rëndësinë e marrëveshjes së fundit ndërmjet Agjensisë Kombatëre të Burimeve Natyrore ( AKBN-se ) me Agjensinë e Mjedisit, për të bashkëpunuar ndërmjet tyre, në përcaktimin e burimeve natyrore që do të jepen për shfrytëzim, por dhe monitorimin e përbashkët të lejeve dhe koncesioneve.

faqe 2Znj. Lira Hakani, koordinatore pranë qendrës EDEN, në prezantimin e saj të modelit, tregoi mundësinë e zhvillimit të skenarëve të ndryshëm për të ulur clirimet e gazeve serrë, duke treguar se Shqipëria është në gjendje që të zvogëlojë gazet serë dhe të jetë më pranë targeteve të BE-së për 2020 dhe 2050 në sektorin e energjisë.

Ky model me të dhënat dhe parashimet e tij, mundëson dhe nxit fillimin e një dialogu ndërmjet Konsumatorëve, shpërndarësit të energjisë, politikëbërësit, organizatave të shoqërisë civile etj
Të gjitha palët e interesuara kanë për detyrë që të kontribuojnë në debate të argumentuara për rrugën më të mirë për zhvillimin e sektorit të energjisë në Shqipëri, dhe për të përzgjedhur rrugët më të mira që do të jenë mundëistë më të realizueshme dhe më përfituese për Shqipërinë kundrejt arritjes së targetev të EU-së.

Qendra mjedisore EDEN ( Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim) së bashku me qendrën Grupimi Ekolëvizja ka krijuar modelin e energjisë për Shqipërinë, si pjesë e projektit “ Politika të qëndrueshme energjitike në Evropën Juglindore SEE SEP” zbatuar nga 14 Organizata të Shoqërisë Civile në Evropën Jug Lindore. Projekti drejtohet nga SEE Change Net, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare: World Wildlife Foundation, CEE Bankwatch dhe Climate Action Network, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian, dhe Departamenti i Mbretërisë së bashkuar dhe Energy and Climate Change (DECC).

Prezantimi i mbajtur ne takim.

Fotografi te aktivitetit ne Facebook.