Tryezë e rrumbullakët

IMG 0938Në kuadër të projektit “Unë do të votoj…dhe të votosh GJELBËR në Zgjedhjet lokale 2015 është thelbësore për CILËSINË E JETËS SIME!”, qendra EDEN zhvilloi ditën e premte datë 2 tetor 2015 në ambjentet e Bashkisë Berat një tryezë të rrumbullakët. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin anëtar të këshillit bashkiak të qytetit të Beratit, ekspert e specialist në fushën e mjedisit.

Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i një ure bashkëpunimi konstruktiv me stafin e ri të këshillit bashkiak të Beratit në ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe vetë stafit për problematikat mjedisore dhe strategji për përmirësimin e tyre.

Diskutimi i këtij takimi u bazua në disa pika shumë të rëndësishme siç mund të përmendim: prezantimi i qëllimit të projektit dhe nismës të qendrës EDEN; paraqitja e raportit vlerësues i marr ky nga pritshmëritë e qytetarëve nëpërmjet pyetësorëve të realizuar në 5 qytetet të vendit: Berat, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër; paraqitja e rekomandimeve nga ana jonë për një ndërhyrje emergjente përmirësuese për problematikat mjedisore me anë të një letre pozicionimi si dhe diskutimi i ndërtimit të politikave dhe strategjive që nxisin qytetarët dhe organizatat mjedisore në praktika të ndryshme mjedisore.
Gjithashu një çështje tjetër që u diskutua gjerësisht ishte dhe krijimi i mundësive që duhet të krijoj pushteti lokal për qytetarët për të patur skema të qarta, të aplikueshme dhe efikase për përfshirjen reale të qytetarëve në proçeset e vendimarrjes.

Kjo fushatë mbështetet nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci - Ambasada Amerikane!