OShC-të mjedisore dorëzuan në Tiranë më shumë se 16 200 firma për një sistem energjie më të pastër

web(Tiranë, Shqipëri,16 tetor 2015) Një grup i organizatave të Shoqërisë Civile të Evopës Juglindore (EJL) dorëzuan sot Tiranë, Shqipëri gjatë takimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë. më shumë se 16 200 firma Zotit Miguel Arias Cañete, Komisionerit të BE-së për Energji dhe Ndryshime Klimatike dhe bashkë-kryetar i Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë. Peticioni rajonal është bazuar në tri kërkesave: rritjen e efiçiencës së energjisë në shtëpi, pastrimin e sistemeve të korruptuara energjetike të rajonit dhe adoptimin dhe përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave klimatike të BE-së. Peticioni është nënshkruar nga 16,230 qytetarë nga vendet e EJL-së 1 që janë anëtare të Komunitetit të Energjisë.


Peticioni u dha në ditën kur Këshilli i Ministrave miratoi një udhërrëfyes për të ardhmen e Komunitetit të Energjisë. Udhërrëfyesi përfshin planet për të miratuar legjislacionin shtesë mjedisor dhe legjislacionin sigurues, mbështetës si dhe përmirësime në kontrollet mbi ndihmat shtetërore. Këto masa janë vendimtare për t'i dhënë fund standardeve më të ulëta mjedisore nga të cilat banorët e Komunitetit të Energjisë vuajnë në krahasim me BE-në, dhe për të ndalur rrjedhën e parave publike që është duke u shpenzuar në mënyrë të pavlerë në mbështetjen e burimeve të pista të energjisë. Megjithatë, dokumenti është i zbehtë në detaje dhe nuk ka pozicione thelbësore në çështjen shumë të nevojshme të Komunitetit të Energjisë.të forcimit të mekanizmave të zbatimit


Vetëm brenda një viti, rezultatet e ndotjes së ajrit në Kosovë, shkaktojnë 835 vdekje të parakohshme, 600 raste të pranimeve në spital, dhe 11 600 vizita emergjente. Nëse këto janë rezultatet e përdorimit të qymyrit të pistë, a ia vlen të mbështesim projekte të ngjashme në të ardhmen? ", pyet Kushtrim Kaloshi nga OSHC - Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) me bazë në Kosovë.

web 1Dejan Milovac nga organizara “MANS” nga Mali i Zi. thekson rëndësinë e politikave afatgjata. Në Mal të Zi, një tjetër njësi e termocentralit të linjitit "Pljevljes" me kapacitet të instaluar prej 254 MË është planifikuar. "Vendim-marrja dritëshkurtër dhe e papërgjegjshme është tashmë duke lënë gjurmë të pakthyeshme në jetën e miliona banorëve në këtë pjesë të Evropës. Qymyri nuk është vetëm duke ndotur ajrin që ne thithim dhe tokën që ne përdorim për të kultivuar ushqimin për familjet tona, por është edhe duke korruptuar thellësisht të ardhmen e fëmijëve tanë, duke i lënë ata të përballen me pasojat e së nesërmes."

Ndërkohë që Shqipëria përfundon presidencën e saj të Komunitetit të Energjisë dhe Bosnja e Hercegovina fillon, Ermelinda Mahmutaj nga organzata "EDEN" në Shqipëri thotë se advokimi i kërkesave të peticionit do të vazhdojë. "Politikat aktuale të vendeve të EJL-së nuk kanë qëndrueshmëri dhe nuk kanë përputhshëmri në zbatim me drejtimin klimatik dhe të energjisë së BE-së . Në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona, pasi përmbushja e këtyre kërkesave është e mundur nëse ka vullnet politik dhe me një përdorim të zgjuar të të burimeve të energjisë alternative që rajoni ynë ka. "


Organizatat nënshkruese:
SEE Change Net
Analytica (Macedonia**)
ATRC (Kosovo*)
CEKOR (Serbia)
CPI (Bosnia and Herzegovina)
CZZS (Bosnia and Herzegovina)
DOOR (Croatia)
EDEN (Albania)
Ekolevizja (Albania)
Eko-Svest (Macedonia**)
Forum for Freedom in Education (Croatia)
Fractal (Serbia)
Front 21/42 (Macedonia**)
Green Home (Montenegro)
MANS (Montenegro)
ËËF Adria
CEE Bankëatch
Climate Action Netëork Europe


Shenim per Redaktorë:

1 Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova *, ** Maqedonia, Mali i Zi, Serbia. Kroacia nuk është me anëtare e Komunitetit të Energjisë më, por OShC-të kroate ka ofruar mbështetje të kërkesës dhe kërkesat e saj.
2 Burimi: http://www.kosovalive360.com/per-nje-vit-835-vdekje-te-parakohshme-nga-ndotja-e-ajrit.html

Kontakti:
Masha Durkalić, SEE Change Net Communication Officer, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.,
 + 387 33 213 716

Lira Hakani, Koordinatore, Qendra EDEN, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
+355 4 22 76 15


* Sipas OKB-së, Kosova është "nën Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) i themeluar në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit".
** Sipas OKB-së, emri zyrtar për Maqedoninë është "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë".