Ndyshimet klimatike në bujqësi

Ne date 29 tetor 2015 , qendra EDEN në bashkëpunim me shollen 9-vjecare “Albanët” organizuan një orë të hapur mësimore. web 1
Ora mësimore u zhvillua në kuadër të fushatës “Ndyshimet Klimatike”. Kjo fushatë është një nismë e rrjetit mjedisor YEE (Youth and environmental Europe) për të rritur vëmëndjën ndaj çështjes të ndryshimeve klimatike.
Ora mësimore u përqëndrua kryesisht në efektet e ndryshimeve klimatike në bujqesi.  
Disa nga çështjet që u diskutuan ishin: ‘Çfarë është bujqësia’, ‘Si ndikohet ajo nga ndryshimet klimatike’, ‘Çfarë masash mund të merren për të zvogëluar problemet që vijnë nga ndryshimet klimatike’ etj.
Pjesë të mësimin ishin nxënësit e klasës së pestë të cilëve ju theksuan disa nga lidhjet kryesore mes ndyshimeve klimatike dhe bujqesisë . Realizimi i orës mësimore ishte një ndërthurje i diskutimit në klasë nga informacionet e prezantuara me një lojë edukuese përmbullëse të orës mësimore.  
Qëllimi  i këtij aktiviteti ishte motivimi i nxënëse mbi tematika të ndryshme mjedisore dhe pasurimi i tyre me web 2informacione mbi këto tematika.  

Falenderojmë për këtë realizim specialisten mbi ndryshimet klimatike Znj. Ada Metaliu, shkollën 9-Vjecare ‘Albanët’  dhe vecanërisht  klasën e pestë të kësaj shkolle të cilët morën pjesë në mënyrë aktive në këtë nismë.

Fotografite e aktivitetit ne facebook
Videot e shfaqura:Back to the start , Climate animation