Aktivitet ndërgjegjësues mbi cilësinë e ajrit!

recrec.1Projekti “Ecim drejt rrugës së zhvillimit të qendrueshëm” është financuar në kuadër të projektit SENIOR-A dhe ka për qëllim të kontribuojë në edukimin e shoqërisë shqiptare nën një frymë qytetarie
e cila vlerëson mjedisin si një e mirë e përbashkët publike, dhe e lidh mbrojtjen e tij drejtë për drejtë me standartin e jetesës.
Faza përgatitore nis me identifikimin e 4(katër)shkollave 9-vjeçare në Tiranë të cilat do të ishin pjesë e zbatimit të projektit tonë.
Ky identifikim është bazuar mbi pozicionimin e këtyre shkollave përsa i përket ndotjes së ajrit në ambjentet e tyre siç janë ndotja nga makinat dhe ndotja akustike.
Përkatësisht 4 shkollat janë: “Pjetër Budi”, “Sabaudin Gabrani”, “Edit Durham”, dhe “Jeronim De Rada”. Ndotja nga makinat dhe ndotja akustike janë dy faktorët negativ që ndikojnë në cilësinë e ajrit në këto 4 shkolla.
Një ndër aktivitetet e para në kuadër të projektit është dhe aktiviteti ndërgjegjësues me nxënës të 2 shkollave, “Sabahudin Gabrani” në datën 1 Qershor 2015 dhe “Pjetër Budi” në datën 9 Qershor 2015.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve me faktorët që ndikojnë në pastrimin e cilësisë së ajrit.
Programi i paraqitjes së aktiviteteve ka qenë i njëjtë në dhënien e informacionit në Power Point të një liste të shumllojshme lulesh e bimësh të cilat ndihmojnë në pastrimin e ajrit të brendshëm dhe
të jashtëm të ambjenteve. Gjithashtu u paraqitën dhe filma të animuar me karakter mjedisor dhe ndërgjegjësues njëkohësisht që transmetuan mesazhe të ndryshme për ruajtjen e mjedisit si në vlerë e shtuar për zhvillim të qendrueshëm. U përfshinë rreth 70 nxënës të klasave të 5 dhe 6.