Takime konsultuese pë Dokumentin e Standartit për Edukim për Zhvillim të Qendrueshëm!

20151007 101642
Projekti “Ecim drejt rrugës së zhvillimit të qendrueshëm” është financuar në kuadër të projektit SENIOR-A dhe ka për qëllim të kontribuojë në edukimin e shoqërisë shqiptare nën një frymë qytetarie e cila vlerëson mjedisin si një e mirë e përbashkët publike, dhe e lidh mbrojtjen e tij drejtë për drejtë me standartin e jetesës.
20151027 140958
Dokumenti i standarteve përfaqëson një punë ekspertize të cilën e kanë zhvilluar ekipi i Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe përkatësisht; Znj. Marjana Sinani, Znj. Evis Mastori dhe Znj. Albana Markja. Drafti i parë i këtij dokumenti u prezantua në grupin e punës në datën 17 shtator në zyrat e REC.
Rëndësia e këtij dokumenti cilësohet si dokument i veçantë pasi prodhohet për herë të parë në vend dhe shërben si pikënisje për:
Ky lloj standarti do të ndikojë drejtë për drejtë në jetesën e një komuniteti të edukuar drejt zhvillimit të qendrueshëm si dhe drejt një standarti më të mirë jetese.

Konsulta e parë u zhvillua më datë 7 tetor 2015 në qytetin e Shkodrës, në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”. Ishin të ftuar rreth 20 mësues e drejtues të shkollave të ndryshme si dhe përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të rrethit të Shkodrës.
Ky takim u lehtësua nga ekspertja e përfshirë në hartimin e dokumentit. Konsulta e dytë u zhvillua më datë 9 tetor 2015 në qytetin e Elbasanit, në ambjentet e shkollës “Pedagogjike”. Pati një pjesëmarrje prej rreth 20 personash nga shkolla të ndryshme të qytetit dhe Drejtorisë Arsimore të rrethit të Elbasanit. tit të standartit Znj. Mariana Sinani.

20151009 094454Ky takim u lehtësua nga ekspertja e dytë, Znj. Albana Markja. Si dhe konsulta e tretë u zhvillua më datë 27 tetor 2015, në qytetin e Tiranës, në ambjentet e Drejtorisë së Rrethit Tiranë. Ishin rreth 20 pjesëmarrës nga shkolla të ndryshme si dhe nga drejtoria. Ky takim u lehtësua nga ekspertja e tretë, Znj. Evis Mastori.
Qëllimi i të tre konsultave të realizuara ishte të prezantohej dokumenti i standartit nga ekspertët në aktorët e interesit dhe për të marrë prej tyre sugjerime për përmirësimin dhe pasurimin e këtij dokumenti. Të gjitha rekomandimet u grumbulluan dhe u pasqyruan në dokument nga ekspertët.