Vlerësimi i Edukimit Mjedisor në Sistemin Arsimor!

Projekti “Ecim drejt rrugës së zhvillimit të qendrueshëm” është financuar në kuadër të projektit SENIOR-A dhe ka për qëllim të kontribuojë në edukimin e shoqërisë shqiptare
nën një frymë qytetarie e cila vlerëson mjedisin si një e mirë e përbashkët publike, dhe e lidh mbrojtjen e tij drejtë për drejtë me standartin e jetesës.
Faza e parë e projektit përfshiu përcaktimin e metodologjisë dhe platformës së raportit të vlerësimit.Ky raport synon përfshirjen e 5 target grupeve të ndryshme; Nxënës klasa V, nxënës klasa IX, prindër, mësues dhe drejtues.
Për këtë u hartuan 5 format tipe pyetësorësh, të cilët u realizuan në 10 rrethe të Shqipërisë: Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Skrapar, Peqin, Librazhd, Mat, Bulqizë dhe Kuçovë.
Për koordinimin në shpërndarjen e pyetësorëve, pati një bashkëpunim me Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore të secilit rreth. Ku në total u shpërndanë dhe u plotësuan 2500 kopje pyetësor dhe nga ku u përpunuan në programin statistikor SPSS.005foto6