Raport mbi vlerësimin e hidrocentraleve në EJL

Projekte të dëmshme hidrocentralesh në Evropën Juglindore të krijuara nga vlerësimet mjedisore nën standard.

Shoqëria publike dhe civile nuk  janë mjaftueshëm të përfshira në përgatitjen e studimeve  të VNM, deklarojnë  organizatat e shoqërisë civile në raportin e fundit.

Zagreb - WWF dhe organizata të shoqërisë civile në kuadër të projektit SEE SEP publikuan sot një raport të ri: VNM / VSM i projekteve tëCapture hidrocentraleve në Evropën Juglindore - përmbushja e standardeve të BE-së. Raporti, i përgatitur nga bashkëpunimi i një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë të pavarur, studion  cilësinë e 25 vlerësimeve të ndikimit në mjedis (VNM) dhe 2 vlerësime strategjike mjedisore (VSM) të hartuara për projektet e hidrocentraleve në shtatë vende  gjatë  pesë viteve të fundit dhe shqyrton se si gabimet e bëra në këto raste mund të shmangen në të ardhmen.

Raporti arrin në përfundimin se mangësitë kryesore vijnë nga fakti se transpozimi i direktivave të BE-së nuk është ndjekur nga norma specifike, rregullore dhe udhëzime për zbatimin e plotë të kërkesave dhe direktivave. Dështimet më serioze kanë të bëjë me mungesën e gjërë të zbatimit të standardeve të procedurave nga autoritetet kompetente, si për shembull  mungesa e konsultimit me publikun dhe vendim-marrje transparente, por ka edhe mangësi serioze në aspektin e çështjeve specifike të përmbajtjes për shembull  studime të kufizuara në terren dhe përdorimi i të dhënave shkencore jo të përditësuara.

"Standardi i përgjithshëm i studimeve të VNM dhe VSM në rajon është shumë i ulët. Zhvilluesit e studimeve shpesh shmangin përgjegjësitë e tyre profesionale dhe zhvillojnë vlerësime të dobëta pa zhvilluar kërkime dhe analiza themelore. Shumë studime mbështeten në të dhënat hidrologjike dhe ekologjike të 20-30 viteve më parë dhe nuk përfshijnë të dhëna mbi përdorimin e tokës apo ndryshimeve klimatike. Alternativat dhe efektet e akumuluara janë shumë rrallë të vlerësuara, dhe e njëjta llogjikë vlen edhe për ruajtjen ekologjike të rrjedhjeve ujore, për të mbrojtur biodiversitetin dhe përdorues të tjerë të ujit përgjatë rrjedhjes. " tha Peter J. Nelson, redaktor i raportit.

Këto mangësi theksohen pjesërisht për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm financiar dhe teknik në ministri dhe agjenci, por gjithashtu pasqyrojnë ngurrimin e autoriteteve kompetente që të angazhojnë plotësisht komunitetet lokale dhe sektorin jo-qeveritar. Sipas raportit, kjo rezistencë rrjedh nga praktikat tradicionale thellë të rrënjosura, ndikimet politike nga interesa private, dhe në disa raste korrupsioni dhe veprimtari të paligjshme.

Gjetjet kryesore të raportit u prezantuan më 28 tetor 2015 në takimin e Task Forcës Mjedisore të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Austri.

"VNM-ja ka një rëndësi të veçantë në sektorin e energjisë, ku vendimet mund të kenë efekte afatgjata në strukturën dhe konsumimin e energjisë, si dhe për gjendjen e përgjithshme mjedisore. Në rastin e projekteve të hidrocentraleve, një VNM e realizuar mirë është veçanërisht e rëndësishme për të siguruar që ndikimi në ekosistemet lumore të jetë sa më i vogël i mundur. Sigurimi i një pjesëmarrjeje publike të hershme dhe efektive, është një nga elementet kryesore të një VNM-je të mirë realizuar, e cila e rrit legjitimitetin e çdo projekti," shpjegon Janez Kopač, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

"Ndikimet negative mjedisore dhe sociale të hidrocentraleve të mëdha janë të njohura. Raporti gjithashtu thekson pasojat serioze të një numri të madh të hidrocentraleve të vegjël që tashmë janë promovuar në mënyrë aktive në gjithë Ballkanin në disa nga sitet më të rëndësishëm të Natura 2000, pa marrë masa të përshtatshme për mbrojtjen e natyrës, " thekson Petra Remeta, menaxhere e programit të Ujrave të ëmbla në WWF Adria.

Është e dukshme, që duhet ndërmarrë një aksion në të gjitha nivelet, që nga bankat e investimeve të mëdha të BE-së e deri te qeveritë e çdo vendi, rregullatorët, ekspertët, investitorët dhe këshilltarët, për të cilët raporti liston 25 rekomandime, duke përfshirë edhe një studim rajonal mbi energjinë dhe zonat e mbrojtura dhe zhvillimin e udhëzimeve për përgatitjen e studimeve mbi VNM / VSM. Raporti gjithashtu ofron rekomandime të detajuara nga të gjitha qeveritë  në mënyrë që të ndihmojë në përmirësimin e proçedures së VNM / VSM dhe përmbajtjen e saj në të ardhmen.

Ju mund ta shkarkoni raportin këtu

FUND

Organizatat që kanë nënshkruar:
SEE Change Net, Analytica (Maqedoni), ATRC (Kosovë), CEKOR (Serbi), CPI (Bosnja dhe Hercegovina), CZZS (Bosnja dhe Hercegovina), DOOR (Kroaci), EDEN (Shqipëri), Ekolëvizja (Shqipëri), Eko-Svest (Maqedoni), Forum for Freedom in Education (Kroaci), Fractal (Serbi), Front 21/42 (Maqedoni), Green Home (Mali i Zi), MANS (Mali i Zi), WWF Adria, CEE Bankwatch Network

Për informacione të mëtejshme:
Petra Remeta,
menaxhere e programit të Ujrave të ëmbla në WWF Adria, +385 95 256 77 74, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Masha Durkalić, Oficere Komunikimi në SEE Change Net, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

RRETH PROJEKTIT TË SEE SEP
Politika të qendrueshme energjitike në Evropën Juglindore (SEE SEP) është një program shumëvjeçar  dhe multi-vendor, i cili ka 17 partnerë të OJF-ve nga i  gjithë rajoni (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) dhe të BE-së , me SEE Change Net si partneri drejtues i projektit. Projekti mbështetet financiarisht nga Komisioni Evropian. Kontributi i projektit SEE SEP do të jetë për fuqizimin e OJF-ve dhe qytetarëve për të rritur ndikimin e tyre drejt  politikave dhe praktikave për një të ardhme me energji  të drejtë, të pastër e të sigurt në EJL.

RRETH WWF
WWF është një nga organizatat më të mëdha dhe më të respektuara të pavarura  për mbrojtjen në botë, me mbi 5 milionë përkrahës dhe një rrjet global aktiv në mbi 100 vende. Misioni i WWF është ndalimi i degradimit të mjedisit natyror e tokës dhe për të ndërtuar një të ardhme në të cilën njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën, duke ruajtur diversitetin biologjik në botë, duke siguruar që përdorimi i burimeve të rinovueshme natyrore të jetë i qëndrueshëm, dhe duke promovuar reduktimin e ndotjes dhe kosumet e panevojshme.
Për më shumë informacion: www.panda.org/media . Reth WWF në rajon: adria.panda.org