Modeli 2050 i energjisë

Sikurse bisedimet e klimës nisën sot (30 nëntor 2015) në Paris, një grup i organizatave të shoqërisë civile nën programin e SEE SEP [1] paraqitën një  video-loje tëLlogaritesi 2050 Modelit të Energjisë drejt 2050 në Evropën Juglindore [2]. Organizatat argumentojnë se vendet e EJL mund të ketë një sistem energjie më të pastër, më të drejtë dhe më efiçinet, që është gjithashtu i qëndrueshëm ndaj goditjeve të ardhshme klimatike

Modeli është rezultat i punës së një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë që punojnë me grupet rajonale të shoqërisë civile. Ai vjen në formën e një video-loje që lejon secilin prej nesh zgjedhë vetë të ardhmen e tij për energjinë. Duke krijuar vizionet tona për të ardhmen e energjisë, kushdo që luan me modelin , do të jetë në gjendje të vëri re se është e mundur sigurimi i zgjedhjeve të ndjeshme për të ardhmen energjetike të EJL.

"Informimi i publikut të gjerë, mbi vendimet e lidhura me të ardhmen e sistemeve të tyre të energjisë, është shumë i rëndësishëm për Komunitetin e Energjisë. Kjo video-lojë e energjisë është një mjet i shkëlqyer për të shpjeguar një çështje komplekse për publikun në një mënyrë të thjeshtë dhe argëtuese ", thotë Janez Kopač, drejtor i Komunitetit të Energjisë, për Modelin e Energjisë 2050 të EJL.


Modeli  paraqet dy skenarë: Rruga drejt BE-së dhe Rruga për Asgjëkundi. Ndërsa rruga për asgjëkundi i mban vendet e EJL në një zhvillim që bazohet kryesiht në ecurinë e sotme  duke përdorur të gjithë qymyrin që ekziston dhe duke mos investuar në burimet e ripërtëritshme të energjisë, Rruga drejt BE-së tregon se është, njëkohësisht e realizueshme teknikisht dhe me kosto efektive, për të patur një përdorim më të vogël të qymyrit dhe një sistem efiçient  energjitik. Kjo do të ishte në përputhje të plotë me qëllimin e BE-së për të zvogëluar çlirimet e gazit serrë me 80% deri në vitin 2050.

"Faktet na tregojnë se kjo rrugë është e mundur. Ajo që kërkohet tani është vizion, vullnet politik dhe përkushtim, nga përfaqësuesit e shteteve të zgjedhur prej nesh. Çdo qeveri e ndjeshme, duhet të dojë një sistem energjie më të drejtë, më të pastër, dhe më efiçient për qytetarët e saj", thotë Garret Tankosić-Kelly, drejtori i SEE Change Net.

Politikanë nga i gjithë rajoni janë bashkuar me udhëheqësit e botës sot në Paris, për të përcaktuar mbështetjen e tyre për negociatat klimatike. Ata duhet ta përcjellin dhe të vënë në zbatim këtë bisedë kur të kthehen në vendet e tyre, pasi praktika tregon se aksioni për klimën në EJL, kryesisht mbetet vetëm një fjalë e thënë. Zotimet për klimën të paraqitura kohët e fundit janë vetëm një nga shembujt më të afërm [3].

"Vendet e Evropës Juglindore kanë një zgjedhje: ato, ose mund të ndjekin modelin e energjisë duke u bazuar në lëndë djegëse fosile që nuk kanë jetëgjatësi, ose do të nisin udhëtimin e tyre drejt një rruge të qëndrueshme të energjisë. Hapi i parë në drejtimin e duhur, do të jetë tejkalimi i premtimeve të propozuara për klimën, dhe  fillimi i menjëhershëm i zbatimit të tyre ", shtoi Imke Lübbeke, Shef i Klimës të BE-së dhe Politikave Energjetike në Zyrën e Politikave Europiane të WWF.

Shënim:

[1]Politika të Qëndrueshme Energjitike në Evropën Juglindore (SEE SEP) është një program që ka 18 organizata partnere në EVJ (Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi, Shqipëri) dhe BE-ja. Projekti SEE SEP synon të fuqizojë OJF-të dhe qytetarët për të influecuar politika dhe praktika drejt një sistemi energjie më të drejtë, më të sigurtë, më të pastër në Evropën Juglindore.
[2]Modeli i EJL bazohet në Llogaritësin 2050, model energjie i përdorur nga Departamenti i Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike në Britaninë e Madhe ( DECC). Shumë shtete të botës e kanë përdorur këtë model llogaritësi 2050, pork jo ëhstë hera e parë që është zhvilluar një model energjie për rajonin e EJL. Ky produkt vjen si rezultat i një pune prej 2 vjet e gjysëm mbledhjesh të dhënash, rishikim literature, konsultime me palë të interesuara në më shumë se 500 takime dhe moledili I rrugëve të energjisë për 7 shtete të EJL duke u përqëndruar kryesisht në transparencën e të dhënave
[3]Tabela e mëposhtme tregon disa nga rezultatet kryesore të angazhimeve për të zvogëluar çlirimet. të gjitha këto angazhime janë zhvilluar për periudhën deri në 2030, por me baza të ndryshme.

Vendi INDC (% zvogëlimi deri në 2030) Baza Çlirimet duke përjashtuar LULUCF në 1990 (Mt CO2 eq) Çlirimet duke përjashtuar LULUCF në 2012 (Mt CO2 eq) Devijimi krahasuar me 1990 (%) Devijimi krahasuar me 2012 (%)
Shqipëria 11.5 BAU 12.04 7.33 -55 -26
Bosnja dhe Hercegovina

2

BAU 25.71 27.51 +18 +10
Maqedonia 30 BAU 10.15 11.17 +22 +11
Mali i Zi 30 1990 5.23 3.35 -30 +9
Serbia 9.8 1990 69.17 56.2 -10 +11