Ejani dhe ju te aktiviteti jonë ‘Arti per mjedisin‘

Në kuadër të zbatimit të projektit ‘Arti për Mjedisin’ zbatuar nga YEE (Youth and Environment Europe) qendra EDEN do të zhvillojë pjesën pasuese tëart of env4 këtij projekti.

Zbatimi i vazhdimësisë së këtij projekti do të realizohet nga grupi përfaqësues i qendrës EDEN në projektin ‘Art për Mjedisin’ të zhvilluar 9-15 nëntor 2015 në Kapraluv Mlyn, Ochoz u Brna, Republika Çeke.

Pjesa pasuese e projektit është një fazë ku të gjithë partnerët e zbatimit të tij do të vënë në zbatim njohuritë e fituara.
Qendra EDEN ka propozuar si pjesë e kësaj fazë, zhvillimin e një shkëmbimi rinor ndërmjet të rinjve të interesuar ndaj çështjeve mjedisore në Shqipëri.

Objektivat e aktivitetit do të jenë:
-    Përcjellja e njohurive të fituara gjatë trajnimit te të rinjtë e komunitetit shqiptarë
-    Zhvillimi i aftësive krijuese dhe komunikuese të pjesëmarrësve
-    Eksplorimin e mënyrave krijuese për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj çështjeve mjedisore
-    Forcimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve të të rinjve me pasion të përbashkët ndaj artit dhe mjedisit

Të dhëna llogjistike:
-    Shëmbimi rinorë do të zhvillohet pranë qendrës së edukimit mjedisor ‘EDEN’ pranë Kopshtit Zoologjik, ditën e dielë më datë 20.12.2015.
-    Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 09:30-13:30
-    Aktiviteti nuk mbulon kosto udhëtimi

Profili i pjesmarësve:
-    Mosha 18-30 vjec
-    Të jenë aktivë në fushën e mjedisit ( vullnetarë)
-    Të kenë aftësi krijuese dhe artistike
-    Të kenë dëshirë për të ndërmarrë nisma vullnetare ne fushën e mjedisit

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë brënda datës 16.12.2015 një e-mail konfirmues në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem mos hezitoni të kontaktoni.
Ju faleminderit