Një frymë artistike

Ditën e dielë, datë 20.12.2015 u zhvillua akteviteti pasues i trajnimit ‘Art për Mjedisin’ të zhvilluar 9-15 nëntor 2015 në Kapraluv Mlyn, Ochoz u Brna,faqe Republika Çeke. Aktiviteti pasues i këtij trajnimi kishte si synim motivimin e të rinjve për përdorimin e artit në dobi të mjedisit. Ky aktivitet u organizua nga grupi i përfaqësuesëve të qendrës EDEN që morën pjesë në trajnim në nëntor të cilët në sajë të dijeve dhe informacionit të marrë në trajnim do të organizonin një aktivitet në nivel lokal. Aktivitetit iu bashkuan dhe të tjerë të cilët shprehën interesin për tiu bashkuar vijimësisë së trajnimit “ Art për Mjedisin” . Në total aktiviteti u zhvillua nga 15 persona me dëshirë për të përdorur artin për çështjet mjedisore.

Aktiviteti u zhvillua pranë qëndrës të edukimit mjedisor ‘EDEN’, pranë kopshtit zoologjik si një nga ambjentet më tërheqëse të qytetit të Tiranës. Aktiviteti nisi me video, fotografi dhe nisma të ndryshme mjedisore të cilët kanë përdorur artin për çështje të ndryshme të mjedisit. Paraqitja e këtyre materialeve ishte me qëllim rritjen e fantazisë, dëshirës dhe motivimin e të rrinjve për të ndërmarrë nisma të ndryshme artisitke me tematikë mjedisore. Diskutime dhe shkëmbime njohurish ndërmjet të rrinjve ishin gjithashtu të pranishme gjatë prezantimit të materialeve.


Më pas pjesmarrësve ju dha mundësia me anë të disa materialeve, jo më të përdorshme, të krijonin disa objekte artistike. Në përfundim të aktivitetit të faqe per follow uprrinjtë krijuan objekte të ndryshme si psh.,pikturë, kornizë fotogravish, llampa elektrike, vazo me lule për ambjente të jashtme dhe të brëndshme, stola dhe një bibliotekë e vogël. Këto objekte do të jenë pjesë e përhershme e qëndrës së edukimit mjedisor EDEN duke qënë edhe një motivim i vazhdueshëm për të gjithë kalimtarët apo vizitorët e qëndrës të cilëve do ju përcillet ky mesazh. Një bashkëpunim dhe një frymë positive ishte e pranishme gjatë gjithë aktivitetit ndërmjet pjesmarrësve të cilët janë të mirëpritur për të na treguar idetë apo nismat e tyre në të ardhmen për të përdorur artin për mjedisin.

Për më shumë pamje të aktivitetit ju lutem ndiqni linkun në facebook.