Evropa juglindore meriton një të ardhme më të mirë të energjisë

Evropa juglindore meriton një të ardhme më të mirë të energjisë- dhe tani është koha për ta siguruar që të ndodhi.
6 mars 2015
Bruksel, Pragë, Sarajevë

Procesi i rishikimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë [1], këto ditë po hyn në fazën e tij përfundimtare, duke ofruar një mundësi të vërtetë për të transformuar peisazhin e energjisë të vendeve anëtare. Më shumë se një vit që nga fillimi i rishikimit të Traktatit, raundi i dytë i konsultimeve publike është mbyllur sot.

Një numër i propozimeve të Komisionit Evropian u privuan nga qëllimet origjinale të traktatit - kryesisht, për të sjellë energjinë, standardet mjedisore dhe klimatike në Evropën Juglindore në përputhje me ato të BE – së, por grupet e shoqërisë civile, në komentet e paraqitura sot, argumentojnë se Komuniteti i ri i Energjisë mund dhe duhet të kapë mundësinë për të arritur këtë.Në qershor të vitit 2014, Grupi i Nivelit të Lartë të Reflektim (HLRG) [2] publikoi një raport rekomandimesh që ishte në përgjithësi progresiv
 
Komisioni Europian paraqiti propozimet e veta për reformën e bazuar në reagimet nga Shtetet Anëtare. Megjithatë, për fat të keq, disa aspekte të këtij versioni, nëse miratohet, do të ndikojnë që vendet e Komunitetit të Energjisë të mbeten pas në lidhje me strandardet e BE-së në energjinë, mjedis dhe klimë.

"Për shembull, teksti i Komisionit duke sugjeruar se do të ishte shumë i vështirë për vendet e Komunitetit të Energjisë të transpozojnë Direktivën Cilësia e ajrit të BE-së, në thelb shkon kundër çdo parimi që bazohen politikat e BE-së për energjinë dhe klimën", thotë Ioana Ciuta, Koordinatore e energjisë në rrjetin CEE Bankwatch.

Mbështetja e theksuar tek djegia e qymyrit për energji elektrike në Evropën Juglindore ka një taksë e rëndë për shëndetin publik. Një studim i kohëve të fundit nga Qendra Tuzla- për Ekologji dhe Energji, ka vlerësuar se në vitin 2013, termocentralet e qymyrit në Bosnj dhe Hercegovinë në rajonin e Tuzlës , për shembull, shkaktoi humbjen e rreth 4900 vjet të jetës, 131000 ditë pune të humbura për shkak të sëmundjeve në zemër dhe frymëmarrje dhe rreth prej 61 milionë euro në kosto ekonomike.

Një grup prej 18 OJQ [3] aktive në rajonin e Ballkanit, të cilët kanë dorëzuar sot kontributin e tyre në konsultimin publik, janë duke këmbëngulur se rishikimi i Traktatit është një mundësi për të sjellë në Evropën Juglindore politikat energjetike dhe klimatike që këto vende meritojnë për të patur zhvilime të rëndësishme dhe të qëndrueshme.

"Kjo nuk është vetëm në lidhje me promovimin e çdo investim të energjisë, por më tepër në lidhje me avancimin për të përzgjedhur me kujdes energjinë", thotë Garret Tankosić-Kelly, Drejtor SEE Change Net . "Nëse Komuniteti i Energjisë nuk ka rritur monitorimin dhe përforcuar kapacitete e zbatimit, investimet e planifikuara të energjisë aktualisht mund të përfundojnë duke cënuar acquis të BE-së ose të bëhen asete bllokuese në një periudhë afat mesme".

Prandaj, një reformë serioze e institucioneve të Komunitetit të Energjisë është e nevojshme, dhe veçanërisht e Sekretariatit, i cili  aktualisht ka mungesë të stafit me aftësi në mjedis dhe në fushën sociale.

"Komuniteti i Energjisë duhet të zhvillohet më tej se thjesht në shërbim të sektorit të biznesit," përfundon Dragana Mileusnić, Koordinatore e Politikave të Energjisë për Evropën Juglindore në Climate Action Netëork Europe. "Duhet të fillojë një ndryshim për komunitetet e prekura rëndë nga centralet e energjisë të vjetëruara dhe ndotëse të energjisë dhe të ndodhi ndryshim për të forcuar zbatueshmërinë e ligjit"

Lexo më shumë për Komunitetin e Energjisë

1] Komuniteti i Energjisë bashkon Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Moldavinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Ukraina - dhe së shpejti edhe Gjeorgjia - me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët të energjisë ndërmjet BE-së dhe disa prej fqinjëve të saj. Ajo gjithashtu synon të zgjerojë politikën energjetike të brendshme të BE-së në Evropën Juglindore dhe rajonin e Detit të Zi. Kjo përfshin detyrimin për shtetet anëtare për zbatimin e legjislacionit mjedisor të BE-së dhe objektivat e burimeve të rinovueshme të energjisë.
[2] Grupi i ekspertëve i autorizuar nga Komuniteti i Energjisë për të rishikuar funksionimin e institucionit dhe metodat e punës do të propozojë dhe drejtimet e reformës
[3] CEE Bankwatch Network,
Climate Action Network Europe,
Health and Environment Alliance,
SEE Change Net,
EDEN – Environmental Center for Development, Education and Networking (Albania)
Ekolevizja (Albania)
CPI – Public Interest Advocacy Center (Bosnia and Herzegovina)
CZZS – Center for Environment (Bosnia and Herzegovina)
DOOR (Croatia)
FSO – Forum for Freedom in Education (Croatia)
ATRC – Advocacy Training and Resource Center (Kosovo)
Front 21/42 (Macedonia)
Analytica (Macedonia)
Eko-Svest (Macedonia)
Green Home (Montenegro)
MANS (Montenegro)
CEKOR (Serbia)
Fractal (Serbia)

 

Për më shumë informacion kontaktoni

Ioana Ciuta
Koordinatore e energjisë, rrjeti CEE Bankwatch
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Tel.: +40 724 020 281

Dragana Mileusnić
Koordinatore e politikave të energjisë për Evropën Juglindore, Rrjeti Climate Action Europe
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Tel.: +32 471 438 442

Masha Durkalić
Oficere komunikimi, SEE Change Net
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Tel.: +387 33 213 716

Lira Hakani
Koordinate, Qendra EDEN
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Tel: +4 222 7615