Kartolinat mjedisore janë akte mjedisore!

Me shumë dashuri qendra EDEN uron për festat e fundvitit gjithë miqtë me mesazhe të rëndësishme që mbështesin strategjitë globale dhe kombëtare kartolina web.2016të mbrojtjes së Mjedisit! Ne gjithmonë kemi filluar nga vetja, duke nisur atë që me kënaqësi sot vëmë re se është kthyer në një traditë Up cycling! Ju kemi dhuruar shumë objekte të bukura që të mund ti ripërdorni, dhe jemi kenaqur nga falenderimet dhe meditimet tuaja rreth veprimeve pro mjedisore!
Ne besojmë se një zhvillim i qëndrueshëm është i mundur! Ky është vizioni ynë dhe jemi të bindur se të gjithë bashkë do ta arrijmë!
Le të jemi aktivë në 2016! Kjo është kartolina jonë e këtij viti. Është një nxitje për veprim!
Secili prej jush ka marrë në zarfin tonë të urimit një material të mbetur, i cili ka përfunduar funksionin e tij parësor. Ne ju ftojmë ta kombinoni atë me pjesë apo materiale të tjera që ju gjenden përreth! Ndërtoni një objekt të ri me një funksion të ri dhe na dërgoni fotografinë e objektit tuaj për të nxitur mijëra mendje të tjera!

Ne i gëzojmë aktivizmit mjedisor dhe e nxisim për 2016!
Qendra EDEN ju uron Gëzuar Festat!