Aleanca e OJF-ve “Vepro Për Drinin"

Aleanca e OJF-ve “Vepro Për Drinin”, lançuar me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave 2016!

Sot, në Ditën Botërore të Ligatinave, 13 OJF nga pesë brigjet e Drinit bashkojnë forcat për të formuar Aleancën Vepro për Drinin (Act4Drin),me qëllimin për të ruajtur dhe mbrojtur ekosistemet e ujërave të ëmbla në basenin e lumit Drin.
Aleanca "Vepro për Drinin" është një koalicion i OJF-ve me qëllimin për të vepruar si një forum, për koordinimin dhe forcimin e pjesëmarrjes së OJF-ve në zhvillimet e ardhshme politike në rajon, drejtuar nga proçesi i memorandumit të mirëkuptimit, duke rritur bashkëpunimin dhe rrjetëzimin ndërmjet OJF-ve rajonale, kombëtare në basenin e Drinit, duke punuar në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe mbrojtjen e biodiversitetit të ujërave të ëmbla.

Aleanca “Vepro për Drinin” vjen si një vazhdim i drejtpërdrejtë i projektit Vepro për Drinin, i financuar nga Critical Ecosystem Partnership dhe të drejtuar ekskluzivisht nga OJF-të nën udhëheqjen e MIO-ECSDE. “Vepro për Drinin” me mbështetjen e OJF-ve në rajon, ka zbatuar një sërë aktivitetesh që kërkojnë të rrisin ndërgjegjësimin e publikut, njohuritë dhe fuqizimin e OJF-ve, për të ruajtur dhe mbrojtur ekosistemet e ujërave të ëmbla në basenin e lumit Drin.

Aleanca “Vepro për Drinin” konkretisht tregon besimin e ndërsjelltë, solidaritetin dhe angazhimin e fortë, ndërtuar midis OJF-ve në rajon në drejtim të mbrojtjes së pasurisë natyrore dhe trashëgimisë së lumit Drin. Aleanca “Vepro për Drinin”, një nismë e MIO-ECSDE, përfshin OJF-të e mëposhtme:

ALBAFOREST, 'ADRIATIC BASIN', BIOSFERA, CENTRE FOR ENVIRONMENTAL DEMOCRACY FLOROZON, QENDRA EDEN, MBROJTJA DHE RUAJTJA E MJEDISIT NATYROR NE SHQIPERI (PPNEA), GRASHNICA, GREEN HOME , INSTITUTI I POLITIKAVE MJEDISORE (IEP), INSTITUTI PER RUAJTJEN E NATYRES NE SHQIPERI (INCA), LET’S DO IT KOSOVO, MACEDONIAN ECOLOGICAL SOCIETY (MES) and MIO-ECSDE.Act4Drin Alliance 768x506