Progresi i planit strategjik të EDEN-it!

Pic SPQendra EDEN është themeluar në vitin 2004 në Tiranë, Shqipëri me qëllim për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm nëpërmjet informimit, edukimit dhe ofrimin e shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar.
Shtyllat kryesore ku qendra fokuson punon e saj janë: edukimi mjedisor, praktikat e menaxhimit mjedisor, ngritja e kapaciteteve dhe pjesëmarrja dhe informimi i publikut.
Në mes të vitit 2015, kemi filluar proçesin e përditësimit të Planit Strategjik të organizatës. Përveç kontributit të shkruar e kërkuar nga partnerët, donatorët tanë strategjike dhe individët me të cilët ne punojmë, ide dhe përshtypje u grumbulluan në dy ditë session. Një grup i larmishëm i përbërë nga stafi i EDEN, vullnetarë, anëtarë bordi, dhe trajnerë u mblodhën bashkë për të diskutuar rreth progresit të organizatës; analizimin e mjedisit të punës; mundësitë për tu rritur, si dhe fushat e reja të mundshme të punës. Ishte shumë mbresëlënëse të shihje aq shumë energji pozitive dhe dëshirë për të punuar të gjithë së bashku për diçka që ne besojmë.
A kemi bërë mjaftueshëm? A është kjo rruga e drejtë? A jemi duke ofruar cilësi në shërbime? A janë të plotësuara plotësisht nevojat për të rinjtë në planet tona të punës? Këto ishin disa nga pyetjet që gjeneruan diskutime pozitive, ide të shumta dhe nganjëherë pikëpyetje dhe shqetësime midis pjesëmarrësve.
Koha ishte duke fluturuar pakuptuar. Vlerat tona unike, shprehur në mënyrë unanime në takim ishin pjesë e emocioneve.
Ne veprojmë. Ne bashkëpunojmë dhe ndërlidhim. Ne përpiqemi për përsosmëri. Ne jemi përgjegjës dhe të besueshëm. Ne besojmë në pjesëmarrje vendimmarrëse. Këto janë vlerat tona të cilat do të udhëzojnë dhe drejtojnë punën tonë në 5 vitet e ardhshme.
Ne nuk duam të prishin leximin e dokumentit tonë, i cili pritet të jetë publik së shpejti.
Por sigurisht ne dëshirojmë të themi me zë të lartë se të punosh me të rinjtë duket se do të mbetet një nga prioritetet tona. Dhe ju të gjithë keni një mundësi për të na ndjekur punën tonë nëpërmjet këtij buletini të mahnitshëm ose duke na ndjekur në faqen tonë të internetit www.eden-al.org! :)