Modeli i energjisë 2050 mirëpritet në Komunitetin e Energjisë.

Prej datës 6 prill 2016 Komuniteti i Energjisë nëpërmjet Grupit të nivelit të Lartë (Permanent High Level Group - PHLG) ka miratuar dhe mirëpritur përenergy 1 model herë të parë një model të energjisë në faqen zyrtare të Komunitetit të Energjisë. Modeli i energjisë “ Udhërrëfyesi im 2050”, është ndërtuar nga organizata të shoqërisë civile të Evropës Juglindore të cilat punojnë fort në sektorin e mjedisit, në advokaci, në lobim etj. “Udhërrëfyesi im 2050”, analizon sektorët e kërkesës dhe furnizimit me energji drejt zhvillimit të tyre deri në vitin 2050 për të përmbushur synimet e BE-së në zvogëlimin e çlirimeve të gazeve serë. Modeli  mundëson politikë bërësit dhe ekspertët mjedisore që të mund të ndërmarrin vendime sa më të bazuara dhe të qëndrueshmë për zhvillimin e sektorit të energjisë në vend, duke ndjekur politika të cilat janë sa më të përafruara me synimet e BE-së. Modeli mundëson publikun që të jetë më pjesëmarrës dhe më vendimarrës në sektorin e mjedisit dhe të energjisë duke marrë pjesë aktive në vendimet që merren jo vetëm për vendin tonë, por dhe për të shtata vendet e Evropës Juglidore të cilat kanë ndërtuar këtë model energjie. Duke përzgjedhur vendin dhe duke “luajtur” me modelin e energjisë secili prej nesh ka mundësi që të zgjedhi rrugën e tij që shikon më të përshtatshme për zhvillimin e sektorit të energjisë në qytetin, vendin dhe shtetin e tij deri në vitin 2050. Çdo rrugë e mundshme e zgjedhur nga secili prej nesh na bënë më pjesëmarrës dhe më vendimarrës në politikat që shteti ndjek drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

Modeli paraqet dy skenarë kryesorë : Rruga drejt BE-së dhe Rruga për Asgjëkundi. Ndërsa rrugë për asgjëkundi i mban vendet e EJL në një zhvillim që bazohet kryesisht në ecurinë e sotme duke përdorur të gjithë qymyrin që ekziston dhe duke mos investuar në burimet e rinovueshme të energjisë, Rruga drejt BE-së tregon se është, njëkohësisht e realizueshme teknikisht dhe me kosto efektive, për të patur një përdorim më të vogël të qymyrit dhe një sistem eficient energjitik. Kjo do të ishte në përputhje të plotë me qëllimin e BE-së për të zvogëluar çlirimet e gazit serë me 80% deri në vitin 2050.
Projekti “ Politika të qëndrueshme energjitike në Evropën Juglindore”, zbatohet nga 18 organizata të shoqërisë civile në EJL. Qendra mjedisore EDEN dhe Qendra Grupimi Ekolëvizja janë partnerët shqiptar të këtij projekti.
Faqia e Komuniteti të Eergjisë ku mund të njiiheni më shumë me projektin dhe me modelin e energjisë.