Dita Ndërkombëtare e Tokës - 22 Prill

ftesa 22 prill

 
Tema e vitit të Ditës së Tokës është Pemë për Tokën®. Qëllimi i kësaj teme është të përcjelli një ndikim të rëndësishëm dhe të matshëm në Tokë i cili do të shërbejë për një planet të pastër, të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. 

Ashtu si çdo vit, EDEN do të festojë këtë event e cila është lëvizja më e madhe e mjedisit në botë dhe do të promovohet në rrjetin mjedisor më të madh në botë siç është Earth Day Network.
Ky është një aktivitet që do të organizohet në Tiranë, datë 22 prill 2016, ora 11:00, me realizimin e mbjelljes së fidanëve të bimëve të ndryshme në ambjentet e shkollës "Sabahudin Gabrani", "Dora d'Distria" dhe zhvillimin e lojrave interaktive në Qendrën e Edukimit Mjedisor pranë Kopshtit Zoologjik. Tematika që fokusohemi këtë vit lidhet me ndryshimet klimatike. 
Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Europian, në kuadër të projektit “Perspektivë drejt integrimit në BE -angazhim i qytetarisë aktive dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore” ,programi ACHIEVE!