Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshje së Parisit

Në datën 22 prill 2016, në ditën e festimit të Tokës,  në selinë e OKB-së do të mblidhen më shumë se 150 shtete për të ndërrmarrë hapin e parë të përbashkët për  zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, që është miratua më 12 dhjetor 2015. Ky është një nga momentet më historike të tipit të tij për OKB-në, duke treguar rëndësinë dhe angazhimin politik për të zbatuar qëllimet në lidhje me ndryshimet klimatike. Në këtë datë Marrëveshja do të jetë e hapur për nënshkrim në Nju Jork, SHBA, deri më 17 prill 2017. Vendet do të duhet ta miratojnë marrëveshjen në sistemet e tyre ligjore, me anë të ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit. Marrëveshja do të hyjë në fuqi, kur të paktën 55 vende ta nënshkruajnë atë, të cilat së bashku përfaqësojnë të paktën 55% të çlirimeve globale. Sipas Rjetit për Veprim Klimatik të Evropës (CAN), BE-ja rrezikon të mbetet prapa vendeve të tjera, kur është fjala për kryerjen e të dyja hapave kryesor, ratifikimit dhe zbatimit. Ratifikimi nga BE-ja mund të marrë një kohë shumë të gjatë për shkak të grindjeve të brendshme mes shteteve anëtare. Në mënyrë të ngjashme, deri më tani BE-ja ka treguar pak dëshirë për të forcuar situatën aktuale dhe objektivat për energjinë për vitin 2030 dhe 2050, dhe përshtatjen e tyre për qëllimet e miratuara në Paris. Ky është një nga momentet më historike të tipit të tij.
Vendet e Evropës Juglindore që kanë qenë pjesë në takimin e Parisit zhvilluar në dhjetor, kanë rënë dakort për Marrëveshjen e nënshkruar në Paris dhe të jenë të angazhuar për të zvogëluar çlirimet e tyre të karbonit.

Shqipëria, si partnere me kontribut konkret në përpjekjet e përbashkëta, paraqiti angazhimet e saj kombëtare që në tetor 2015 dhe është tërësisht e angazhuar të zbatojë me rigorozitet angazhimet e marra per të pakësuar emetimin e dioksidit të karbonit (CO2) me 11.5 % deri në vitin 2030. Marreveshja e Parisit do të shërbejë për të trajtuar edhe çështje të tjera të mëdha si siguria e ushqimit, shëndeti publik, lufta kundër kundër varfërisë, dhe të drejtat themelore, duke kontribuar kështu në mënyrë të drejpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në botë.

Modeli i energjisë 2050, i zhvilluar për Evropën Juglindore është një nga mjetet më të volithsme për ti ardhur në ndihmë vendeve të rajonit për të zhvilluar plane dhe strategji të cilat përkojnë me angazhimet e marra në takimin e Parisit për të zvogëluar gazet me efekt serë. Një thirrje e rëndësishme vjen në lidhje me një përdorim sa më të qëndrueshëm të burimeve të rinovueshme, kryesisht të burimeve ujore,  investime sa më të qëndrueshem dhe që marrin në vlerësimin mbrojtjen e mjedisit. 

Llogaritësi 2050 : https://see2050energymodel.net/
Mund të lexoni më shumë për marreveshjen
këtu