Dita e Drinit - 5 Maj 2016!

image dd961d7ed0869ed49111b7ca59c578ff8ed3504c6f398e9230f104cebfe8b0d8 V 2

 

Më 5 Maj 2016 Qendra EDEN festoi Ditën e Drinit. Qëllimi i kësaj dite ishte promovimi dhe mbrojtja e vlerave të lumit Drin te fëmijët dhe komuniteti që jetojnë përreth zonës ku kalon lumi.
5 Maji iu dedikua rritjes së ndërgjegjësimit të komunitetit në lidhje me pasurinë natyrore dhe trashëgiminë e basenit të lumit Drin si dhe me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemeve të ujrave  të ëmbla të basenit të lumit Drin.
Qendra EDEN zhvilloi një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese me nxënës të shkollës “Reshit Hyseni”, në zonën e Beltoit, Shkodër, zonë që preket nga rrjedha e lumit Drin.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënësit, stafi i shkollës si dhe prindër. Nxënësit me anë të posterave shumë ngjyrësh të përgatitur  dhe vjershave mjedisore për lumenjtë, përcollën mesazhe ndërgjegjësuese në mbrojtje të lumit Drin. Ata i'u drejtuan komunitetit që jeton rreth zonës së basenit që të mbrojnë pasuritë dhe vlerat e këtij lumi më të madh dhe më të rëndësishëm për vendin tonë. Gjithashtu shumë lojra interaktive u zhvilluan në kuadër të kësaj dite nga stafi i qendrës EDEN. Nxënësit u njohën me vlerat e mëdha natyrore që ka lumi Drin; përftuan njohuri dhe fakte mbi florën dhe faunën si dhe rreziqet që has ky lum nga ndërhyrjet pa kriter.
Në fund të aktivitetit Qendra EDEN iu shpërndahu nxënësve vazo me lule natyrale si një shenjë për përkujdesjen ndaj natyrës.
Ky aktivitet është një iniciativë e përbashkët e projektit Vepro për Drinin (Act4Drin)  financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF), Global Environment Facility (GEF), DRIN Corda dhe nën koordinimin e Zyrës së Informacionit për Mesdheun për Mjedisin, Kulturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (MIO-ESCDE) dhe Global Water Partnership Fund (GWP-Med).

                                               Fotografitë e aktivitetit mund ti shikoni në faqen facebook të qendrës EDEN!