Festivali i Filmit Mjedisor në Shqipëri (EFFA) po afron

Zhvillimi i edicionit të katërt të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri po afron. Ky aktivitet është iniciuar për herë të parë nga delegacioni Evropian,FFM 2016 Ministria e Mjedisit dhe shumë institucione të tjera të huaja të pranishme në Shqipëri.

Të gjithë të apasionuarit ndaj mjedisit dhe filmave mund të ndjekin nga data 22 maj deri në datë 5 qershor 2016, një gamë të gjërë filmash nga 13 shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian. Festivali do të përbëhet nga 5 sesione të ndryshme: Biodiversiteti, Gruaja dhe Mjedisi, Mjedisi dhe Shëndeti, Ndryshimet Klimatike dhe Vlerësimi i Rreziqeve, Bujqësia dhe Mjedisi.
Për 14 ditë radhasi qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin filma të ndryshëm me tematik mjedisore. Së shpejti në faqen zyrtare te festivalit, gjithashtu do të publikohet edhe programi i plotë ku secili prej jush do të mund të marri informacion të detajuar mbi vendndodhjen, kohën dhe filmat  që do të shfaqen gjatë këtij festivali.
Festivali do të mbahet në 8 vënde të ndryshme  të Shqipërisë (Tiranë, Shkodër, Përmet, Skrapar, Valbonë, Vlorë, Gjirokastër, Ersekë).

Ceremonia e hapjes së festivalit do të jetë më datë 23 Maj 2016, ora  09:30, Muzeumi Kombëtar, Tiranë. Pjesëmarrja në këtë ceremoni do të jetë e hapur për të gjithë.

Qendra EDEN si pjesë kryesore e stafit organizues të këtij festivali ju fton të jeni të pranishëm në këtë eveniment.
Për më shumë informacion në lidhje me EFFA ju lutem vizitoni: Faqen zyrtare të Festivalit, Environmental Film Festival of Albania