Starton Festivali i Filmit Mjedisor në Shqipëri 2016!

EFFA
Ditën e hënë, datë 23 maj 2016, Muzeu Historik Kombëtar,u hap zyrtarisht Festivali i Filmit Mjedisor Shqipëri (EFFA) një bashkëpunim ky midis Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Arsimit, Qendrës EDEN si dhe partnerë dhe Organizata të tjera mjedisore lokale.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin përfaqësues nga BE-ja, organizata ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe plotë të tjerë të apasionuar ndaj filmave dhe mjedisit.
Në ceremoninë e  festivalit  Sh. Znj.  Romana Vlahutin , ambasadore e BE-së në Shqipëri , mbajti një fjalim përshëndetës për EFFA 2016 në të cilën shprehu rëndësinë që duhet të marr mbrojtja e mjedisit.
Hapja e festivalit u përshëndet gjithashtu nga Zv. Ministrja e Mjedisit  Znj.Oltjana Ifti dhe nga presidenti i jurisë së EFFA16, Znj. Iris Elezi.
Festivali  për rreth dy javë do të mundësoj shfaqien e 56 filmave në të cilat publiku mund të marrë informacion  ndaj tematikave të ndryshme si rëndësia e oqeaneve,  fauna, burimet natyrore , grumbullimi i mbetjeve etj.
Filmat do të shfaqen në Tiranë , Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Ersekë, Corovodë dhe Valbonë.
Gjatë festivalit të interesuarit mund të ndjekin edhe forumet me tematika mjedisore (Biodiversiteti, Gruaja dhe Mjedisi, Mjedisi dhe Shëndeti, Ndryshimet Klimatike dhe Vlerësimi i Rreziqeve, Bujqësia dhe Mjedisi). Festivali I Filmit Mjedisor do të mbyllet më datë 5 qershor në qendrën kulturore ‘TULLA’ ku do të ndahen edhe çmimet fituese për filmat më të mirë.

Për më shumë ju lutem na vizitoni:
Web:  https://effalbania.org/2016/04/22/effa-16-program-is-now-out/
Facebook:  Environmental Film Festival in Albania