Sesion mbi Legjislacionin Horizontal

Ditën e premte datë 3 qershor 2016, Qendra mjedisore EDEN zhvilloi një sesion informues me studentët e Inxhinierisë së Mjedisit, në Fakultetin elegjslacion horizontal Inxhinierisë së Ndërtimit rreth Legjislacionit Horizontal.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i studentëve mbi legjislacionin horizontal duke dhënë raste konkrete për zbatueshmërisë e paketës ligjore.  Interes për studentët paraqiti përmbajtja dhe zbatueshmëria e secilës pakëtë të legjislacionit horizontal me raste konkrete si “Ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë“. Prezantimi përfshinte: Të drejtat e Njeriut, Acquis Mjedisor dhe Legjislacionin Horizontal (I detajuar me nënkategoritë e tij si : Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Vlerësimi strategjik Mjedisor, në Pjesëmarrjen dhe informimin e publikut), etj. Qendra EDEN e zhvilloi këtë sesion me rreth 40 studentë të Inxhinierisë për të rritur edhe më tej informimin dhe përfshirjen e tyre në raste konkrete.

Qendra EDEN e zhvilloi këtë sesion informues në kuadër të projektit “Perspektivë drejt integrimit në BE - Angazhim i qytetarëve aktivë dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore” mbështetur nga programi ACHIEVE, i cili zbatohet nga REC dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Për më shumë mund të ndiqni disa foto të aktivitetit në facebook