Fushata, bëhu ti ndryshimi-Si të reduktojmë përdorimin e qeseve plastike

“Be the change you want to see in the world” Mahatma Gandhi

Gjithë kjo filloi si një bashkëpunim i përbashkët me World Academy e Tiranës (WAT) dhe Qëndrës EDEN. WAT është e vetmja shkollë internacionale nëedit QR Shqipëri, e njohur për ekuilibrin e mrekullueshëm e të mësuarit nëpërmjet zbulimit, e cila me një rigorozitet akademik prezantohet gradualisht në moshën dhe kohën e duhur. Si shkollë, ata po punojnë për të ndërtuar një kuturë për shërbime komunitare, që përfshijnë studentët në aktivite/ projekte nëpërmjet të kuptuarit dhe kontribuarnëpërmjet veprimeve të tyre direkte. Një nga temat kryesore që adreson ky program është edhe Mjedisi. Vite angazhim në sektorin e edukimit mjedisor, me nxitje të vazhdueshme të pjesëmarrjes së gjeneratës së re, e ka dalluar Qendrën EDEN si një partner të mirë për të punuar.

Përfaqësues të shkollës dhe organizata jonë u bashkuan për të organizuar këtë javë aktiviteti. Më tej, Qendra EDEN prezantoi punën e saj një grupi studentësh, nëpërmjet projekteve, fushatave dhe aktivitete të zhvilluara në vite. Bazuar në filozofinë tonë të punës “Çdo gjë fillon nga unë!”, ne i inkurajuam ata të na bashkohen dhe ndërmarrin veprimet e tyre.

Aktiviteti 5 ditor filloi më 20 Qershor, ku më shumë se 12 student të moshës 13 – 15 vjeç, iu bashkuan. Dita e parë përfshiu diskutime idesh, duke adresuar tema të ndryshme që shqetësojnë mjedisin, aktivitete në jetën tonë të përditshme që kanë një impakt në të dhe kështu me rradhë.

Dhe ata zgjodhën të veprojnë, në ndërtimin e një fushate kundër përdorimit të tepruar të qeseve plastike në qytetin e Tiranës, duke i dhënë zgjidhje alternative nëpërmjet riciklimit të materialeve ekzistuese. Për të vazhduar, gjatë workshopit studentët prodhuan çanta të reja, së pari duke përdorur qese plastike për të prodhuar të reja më rezistente në peshë dhe depërtimit të ujit, të tjerat duke përdorur bluza të vjetra, të gjitha material të destinuara për tu mos u përdorur më.

Nuancat e design-it nuk munguan në këtë fushatë. Parrulla e fushatës “Be the change you want to see in the world”, u pikturua në çanta e krijuara me bluza.
Jetojmë në epokën dixhitale, ndaj studentët prodhuan promo video,të cilat i promovuan nëpërmjet kodit QR, që u vendos në hapësira të ndryshme të qytetit, për të rritur ndërgjegjësimin sa më gjërë të fushatës së tyre promovuese dhe mjedisit në përgjithësi. Për të zbuluar më shumë nga kjo fushatë, ju lutemi ndiqni kodin QR, të ilustruar në artikull, ose shikoni videot duke ndjekur linqet të video 1 dhe video 2.

Shërbimi si veprim është një eksperiencë të mësuari duke vepruar. Shërbimi në veprim është kur studentët mësojnë si të kujdesen për ambientin rreth e rrotull dhe komunitetin global. Duke ndërmarrë shërbime të tilla, studentët tregojnë përkushtimin e tyre dhe mund të sjellin një ndryshim në fushën që kanë zgjedhur të veprojnë.

Qendra EDEN është shumë e lumtur për bashkëpunimin me WAT dhe mbështesim plotësisht filozofinë e punës së tyre. Ne besojmë, se bashkepunime të tjera do të vijnë në të ardhmen e afërt.