Pjese e grupit te punes per standartet e HEC-ve!

Organizatat mjedisore shprehin interes për të kontribuar në grupin e punës së ngritur për vlerësimin e standardeve mjedisore për kontratat e HEC-eve në Valbonë; deri tani vetëm Ministria e Mjedisit i mbështet.

Qendra Mjedisore EDEN

28 qershor 2016, Gazeta Shqip. Organizatat mjedisore nxiten dhe motivohen nga deklarata e Ministrit Gjiknuri. Ai prezanton grupin e punës i cili është ngritur me urdhër të Kryeministrit të vendit për të vlerësuar ndër të tjera edhe standarded mjedisore për kontratat e HEC-eve në Valbonë.  

7 korrik 2016. Organizatat mjedisore nën grupimin “Të mbrojmë Lumenjtë” i drejtohen Kryeministrit duke shprehur vlerësimin e tyre për nismën, dhe duke ofruar mbështetjen për grupin e punës. Organizatat kanë një eksperiencë dhe ekspertizë të konsoliduar në sektor, jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare, të cilën e ofrojnë në shërbim të qëllimit të punës së grupit të ngritur.  

Ato i kërkojnë Kryeministrit mundësinë për tu përfshirë në këtë grup pune me një apo edhe më shumë përfaqësues; të mbështesin me pjesëmarrjen e tyre si vëzhgues të paanshëm të këtij grupi apo edhe duke qenë anëtarë të tij. 

Në fund të letrës së tyre, organizatat shprehen se ky angazhim do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për  tematikën “HEC-et në Valbonë”, por edhe për qeverisjen transparente dhe gjithëpërfshirëse, sikundërse programi  i qeverisë thekson, dhe legjislacioni i deritanishëm i vendit tonë mbështet. 
Letra e plotë drejtuar Z. Edi Rama

Ndërkohë që nga Zyra e Kryeministrisë për Marrëdhëniet me Qytetarët, organizatat marrim mijëra letër përgjigje standarde, të pavlefshme,  për delegimin e çdo kërkese të tyre në institucione të tjera; ende nuk ka as një reagim për kërkesën në fjalë. I vetmi institucion që ka reaguar, është Ministria e Mjedisit. Në përgjigjen e saj, ndër të tjera ajo thekson “...Ministria e Mjedisit shpreh dakortësinë e saj që ju të përfshiheni në këtë vlerësim, madje e sheh tepër të vlefshëm kontributin tuaj në këtë proces.” Letër përgjigje e marrë nga Ministria e Mjedisit