PUZZLE ENERGJIE

Dëshirojmë të ndërtojmë një “puzzle”, të situatës aktuale energjitike në vendin tonë, duke bashkuar shumë ide dhe këndvështrime të marra nëpërmjet 14469455 10154120230762561 1017591872023284143 nfotografisë/vizatimit/pikturës etj. Kapni realitetin dhe na sillni pamjen që ju intrigon, që përfaqëson më shumë pikëpamjen tuaj mbi energjinë. PUZZLE-in do ta ndërtojmë së bashku dhe mbi figurën e formuar do të diskutojmë gjatë shfaqjes së ekspozitës përgjatë një aktiviteti “Green Drinks”. Fotografitë mund të na i dërgoni nëpërmjet postës elektronike në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Punimet e tjera dorazi, ose me postë në adresën: Rr. Bogdani. Pall.7 katësh, K.4, Ap.33. Tiranë, Shqipëri. Shoqëroni punët me informacionin:

* Titulli i pamjes së përzgjedhur dhe një përshkrim të shkurtër 1-2 fjali

* Data dhe vendi që përfaqëson

* Emër, Mbimër, e-mail dhe telefon

Mirëpresim pjesët tuaja të “Puzzle”, jo më vonë se data 16 Tetor 2016.

Shqipëria është një nga vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Parisit, së 22 prillit 2016 dhe si vijim duhet që të përmbushi detyrimet klimatike dhe energjitike. Kjo marrëveshje nuk sjell vetëm detyrime politike, por nxit një përqasje më pozitive dhe ndryshime të qytetarëve në jetën e përditshme duke ndikuar drejtëpërdrejtë në zvogëlimin e çlirimeve të gazeve serrë dhe për një sistem energjie më të qëndrueshëm, më efiçent dhe me kosto ekonomike më të ulët. Me anë të kësaj eskpozite ne duam që ju të jeni pjesë e këtij procesi!