Targetimi i problematikave të komunitetit ne zonën ku Bankers vepron

Në vijmësi të projektit “Të jetosh afër naftës nuk do të thotë të jetosh në ferr“, zbatuar nga Qendra Mjedisore EDEN dhe mbështetur nga GLOBALtakim me bankers GREENGRUNTS FUNDS, ditën e premte, datë 23 shtator 2016 u zhvillua takimi i rradhës midis Qendrës Mjedisore EDEN, Bankers Petroleum Albania Ltd dhe Bashkisë së Roskovecit. Ky takim u mbajt pranë Qendrës së Informimit për Komuntitetin në Marinëz dhe kishte si fokus të tij kryesor që çështjet dhe shqetësimet e komunitetit të prekur në zonën e Patos Marinzës të ngritura gjatë 4 takimeve që Qendra EDEN ka zhvilluar me komunitetin e Marinzës dhe Kozarës, ti adresoheshin të gjitha kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd. Përfaqësuesit e Bankers  (të pranishëm në takim ishin: Drejtori i Shërbimeve të Koorporatës; Manaxheri i Departamentit të Marrëdhënieve me Komunitetin dhe Koordinatorja e përfshirjes së Grupeve të Interesit) e cilësuan takimin si pozitiv dhe vlerësuan se situata në zonë është më e qetë që pas fontanës në pusin 5761 (1 prill 2015), një rast i tillë nuk do të përsërtitet më tej dhe kompania është në çdo kohë duke i përmirësuar teknikat e punës. Ata theksuan se dëmshpërblimet për komunitetin janë bërë ashtu sikurse u vlerësua nga një palë e tretë e zgjedhur, Instituti Gjeologjik Shqiptar, që konstatoj zonat A dhe B si zona të rrezikut të dëmtuara. Për shqetësimet që lidhen me cilësinë e ajrit Bankers cilësoj se vetë ata masin dhe monitorojnë parametrat e ajrit në mënyrë të vazhdueshme në zonë dhe raportojnë tek institucionet përgjegjëse më tej. Megjithëse ky monitorim bëhet dhe është brenda normave të lejuara (bazuar mbi konstatimet e Bankers) situata për banorët dhe për çdo këmbësor që rastësisht kalon në atë zonë mbetet shumë shqetësuese. Për sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm situata është akoma më komplekse në një zonë ku uji mungon prej disa muajsh dhe atëhere kur vjen është tejet i ndotur (bazuar mbi analizat fiziko-kimike që janë kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, me specialist të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier, në korrik 2016 në 5 vende të zonës, nën kërkesë të Qendrës Mjedisore EDEN ).

Si pjesë kyçe e projektit është edhe monitorimi i transparencës për detyrimin që ka Bankers për të bërë publikë çdo investim që kryen në zonë, si pasojë e marrëveshjes që kompania ka me EBRD dhe IFC. Edhe pse këto të fundit kanë mandate të qarta për zhvillimin në zonë situata që ndeshet në Patos Marinzë është larg rrugës që shkon drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. Gjatë takimit përfaqësues të Bankers u shprehën se “Transparenca është detyrimi ynë ligjor”, por monitorimi dhe vlerësimi i transparencës nga një palë e tretë e rastësishme apo jo, bëhet i vështirë në momentin kur gjen shumë pak të pasqyruar nga kompania, megjithë detyrimin për “Publish What You Pay”.

Tema të tjera që lidhen me punësimin e banorëve të zonës së Patos Marinzës dhe mos përsëritja e së një njëjtës situate në fshatin Kozarë etj, ishin gjithashtu pjesë e takimit dhe çdo gjë tjetër e konstatuar, shfaqur, vlerësuar e cilësuar si problematikë nga banorët e komunitetit të prekur do të jenë pjesë e punës së Qendrës Mjedisore EDEN në vazhdimësi, përmes nje video evidence që do të publikohet sëshpejti dhe një përmbledhje faktike që do tu niset institucioneve përgjegjëse.