JO Helmimit nga Plumbi për Gjeneratën e Re

Qendra EDEN në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Aktiviteteve për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi, Tetor 23-29, 2016” e udhëhequr nga Programiper hemimin plumb i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke organizaur një sërë mini-aktivitetesh me mbështetje nga Rrjeti Ndërkombëtarë për Elminimin e NOQ-ve (IPEN).

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ndërgjegjësimi i publikut të gjerë për ekzpozimin ndaj bojrave me plumb në fëmijëri si një rrezik që sjell pasoja të pakthyeshme në shëndet. Një nga rreziqet me të mëdha është se plumbi ndikon direkt në zhvillimin mendor të fëmijëve duke shkaktuar vonesë mendore, rënie të funksionit të veshkave si dhe rritje të tensionit të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Helmimin nga plumbi e hasim nga disa lloj burimesh si: plumbi në lodra të ndryshme; bojrat me plumb; mjekimet tradicionale të aplikuara në lëkurë; plumbi i shtuar në benzinë; plumbi i çliruar nga djegia e mbetjeve që përmbajnë plumb; plumbi në mbetjet elektronike; plumbi në zinxhirin ushqimor përmes dheut të ndotur; ndotja me plumb si trashëgimi e ndotjes historike nga vende të mëparshme industriale etj.

Qendra EDEN ka nisur zhvillimin e aktiviteteve si organizimi i një konkursi midis nxënesve të shkollës 9-vjecare – jo publike “ Protagonistët”, për krijimin e një sllogani me mesazhin përkatës për këtë javë, organizimi i një Flashmobi me qëllim përçimin e mesazheve ndërgjegjësuese në publikun e gjerë, dhënie e sa më shumë informacioneve nëpërmjet leksioneve më nxënësit si dhe vendosja e disa posterave informues për helmimin nga plumbi në ambientet e shkollave dhe qendrave shëndetësore.
Kjo javë me këtë mesazh të caktuar është zhvilluar dhe më parë në Shqipëri nga Instituti i Shëndetit Publik i cili ka nxjerrë online dhe një broshurë të hartuar në bashkëpuni me OBSH duke i dhënë mundësinë grupeve të caktuara për të marrë sa më shumë informacion.
Gjithashtu, IPEN ka publikuar këtë javë Raportin Global për Plumbin në Bojra i cili ka përmbledhur gjetjet nga studimet e kryera se bojërat dekorative të shitura në mbi 40 vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta, përmbanin nivele të rrezikshme të plumbit, ndonjëherë dhe në shkelje direkte të rregullave kombëtare.