Ekspozitë për "puzzle" të energjisë

Qendra EDEN dhe Grupimi Qendra Ekolevizja, organizojnë ditën e premte një ekzpozitë fotografish mbi temën e energjisë.puzzle foto per lajm
Përmes kësaj ekspozite ftojmë të gjithë të interesuarit dashamirës të artit dhe të sektorit të energjisë. Ekspozita do të ofrojë mundësinë për të reflektuar rreth sektorit të energjisë në Shqipëri dhe do të pasohet me prezantimin e “Një udhërrëfyes i energjise për vitin 2050: Një udhëzues për të ardhmen”, që paraqet rrugët e mundshme të zhvillimit të sektorit të energjisë drejt 2050.  Për tu njohur me këtë raport dhe me diskutime të tjera, bëhuni pjesë e ekzpozitës, e cila do të hapet ditën e premtë, 28 tetor 2016 datë 16:00 te Qendra Rinore, Rruga e Kavajës (mes Dhomës se Tregëtise dhe Bankës Raifaizen, Tirana).

Me fotot e paraqitura do të ndërtojmë një PUZZLE të situatës energjetike në vend duke u bazuar në pamjet vizuale dhe do të ndajmë dhe çmimin për foton më të mirë. 
Ftesa dhe programi për aktivitetin