JO Helmimit nga Plumbi për Gjeneratën e Re_njoftim per shtyp

Bojëra me nivele të rrezikshme plumbi janë shitur gjerësisht në të gjitha rajonet në zhvillim të botës.

Tiranë më 28.10.2016. Qendra EDEN mbaroi zbatimin e ciklit të aktiviteteve për ndërgjegjësimin e publikut të gjerë në lidhje me helmimin nga plumbi.plumb Organizimi i një Flashmobi në Parkun e Liqenit me qëllim shpërndarjen e informacionit,zhvillimi i leksioneve informuese me studentë dhe nxënës , konkursi i nxënësve të ciklit 9-vjeçar si dhe shpërndarja e shumë posterave informues në univeristete, çerdhe dhe qendra shëndetësore patën një impakt të gjerë në grupe të ndryshme si dhe i dha mundësinë publikut të gjerë të mund të merrnin informacion për një çështje të rëndësishme.

Aktivitetet e realizuara në Shqipëri ishin pjesë e aktiviteteve në mbarë botën gjatë Javës Ndërkombëtare të Aktiviteteve për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi, Tetor 23-29, 2016, të bashkë-udhëhequra nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).  

Raporti “Raporti Global për plumbin në bojëra”  i cili u publikua këtë javë nga IPEN si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Aktiviteteve për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi, gjeti nga studimet e kryera se bojërat dekorative të shitura në mbi 40 vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta, përmbanin nivele të rrezikshme të plumbit, ndonjëherë dhe në shkelje direkte të rregullave kombëtare.

Ekspozimi ndaj plumbit te fëmijët e vegjël ndikon në shëndetin e tyre duke sjellë vonesë në zhvillimin mendor dhe më tej. Këto pasoja mund të zgjasin tërë jetën, mund të jenë të pakthyeshme dhe të pamjekueshme, “- tha Jonida Mamaj-Hafizi, Qendra EDEN. "Ne jemi duke kufizuar fëmijët tanë dhe zhvillimin e ardhshëm intelektual të vendit tonë edhe pse tashmë  shumë alternativa të sigurta dhe efektive kanë filluar të përdoren gjerësisht në Shqipëri. Ne duhet të reduktojmë këtë burim kritik të ekspozimit ndaj plumbit te fëmijët e vegjël"

“Përdorimi i vazhdueshëm i bojës me plumb është një burim kryesor i ekspozimit të plumbit në fëmijëri "- tha Dr.Sara Brosché, Menaxhere e Fushatës Ndërkombëtare të IPEN-it për Eleminimin e Plumbit në Bojëra . "Fëmijët - sidomos ata nën moshën 6 -vjeçare – gëlltisin ose thithin plumbin nëpërmejt kontaktit me pluhurin apo tokës së kontaminuar me plumb nga përdorimi i bojërave. Kjo ndodh pasi në moshën e tyre është mëse normale të njohin botën përreth me sjelljen dorë-gojë duke përtypur lodrat, duke prekur orenditë shtëpiake apo sende të tjera të lyera me bojëra me plumb. Qeveria duhet të vendosi kufuzime të detyrueshme për limitet e plumbit në bojë, por kompanitë e bojërave nuk duhet të jenë në pritje për këtë rregullore; ata mund dhe duhet të veprojnë tani. “

Në një deklaratë të përgatitur për Javën Ndërkombëtare të Aktiviteteve për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi të këtij viti, Dr Maria Neira, Drejtor i Departamentit të Shëndetit Publik, Mjedisit dhe Përcaktimit Social të Shëndetësisë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka thënë: "Ekspozimi ndaj plumbit paraqet një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin njerëzor, sidomos për fëmijët. . .Nuk ka nevojë të shtohet plumbi në bojëra - kimikate më të sigurta mund të përdoren si alternativë. Mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë në bojrat me plumb të shumë vendeve është vedosja e ligjeve, rregulloreve apo vendosja e standardeve të detyrueshme që ndalojnë prodhimin, importin, eksportin, shitjen ose përdorimin e bojës me plumb.”

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 824, dt. 11.12.2003 “Për klasifikimin, ambalazhimin, etiketimin dhe ruajtjen e substancave dhe të preparatëve të rrezikshme” janë përcaktuar udhëzime për preparatet që përmbajnë plumb: Bojëra dhe llaqe – Etiketa e ambalazheve të bojërave dhe llaqeve që përmbajnë plumb (Pb) në sasi më të madhe se 0,155, e shprehur si peshë e metalit kundrejt peshës së përgjithëshme të preparatit, duhet të përmbajë udhëzimet e mëposhtme: “Përmban plumb, të mbahet larg fëmijëve.”Në rastin e ambalazheve që përmbajnë më pak se 125 ml preparat, udhëzimi të jetë: “Kujdes! Përmban plumb”.  
Në shumë vende industriale janë miratuar ligjet dhe rregulloret për të kontrolluar përmbajtjen e plumbit në bojëra-bojërat dekorative të përdorura në pjesën e brendshme dhe të jashtme të shtëpive, shkollave dhe objekte të tjera të fëmijëve që në fillimin e viteve 1970 dhe 1980. Në shumë vende si Filipinet, Nepali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  është i zakonshëm standarti strikt i 90 ppm (pjesë për milion) ndërsa në disa vende të tjera duke përfishrë Singaporin dhe Sri Lankan, kanë një standard të përgjithshëm që shkon në 600 ppm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilëson plumbin në bojë “si një rrezik të madh" i cili çon në helmimin e mundshëm të fëmijëve dhe shprehet se "që nga faza e ndërprerjes së benzinës me plumb, plumbi në bojë është një nga burimet më të mëdha të ekspozimit të plumbit tek fëmijët." Fëmijët janë të ekspozuar ndaj plumbit, kur sipërfaqet e pikturuara prishen me kalimin e kohës dhe infektojnë pluhurin e shtëpive dhe tokën. Fëmijët e moshës 0-6 të cilët normalisht fusin duart në gojë janë më të rrezikuar tu dëmtohet inteligjenca dhe  zhvillimi mendor nga ekspozimi ndaj plumbit që ndodhet në pluhur dhe tokë.


Kontakte:


Qendra EDEN
Jonida Mamaj-Hafizi
Koordinatore Programi për Praktikat e Menaxhimit Mjedisor
+355 42 227615
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Qendra EDEN (Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim) është një organizatë jofitimprurëse, jo politike që synon të kontribuoj në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të një mjedisi të shëndetshëm përmes informimit,edukimit dhe ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar.
(www.eden-al.org)

IPEN
Sara Brosche                    
Menaxhere e Projektit Ndërkombëtar për Eleminin e Plumbit në Bojëra        
+46 704 035816                 
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.