PUZZLE ENERGJIE-Ekspozitë fotografish

Ditën e premtë datë 28 tetor 2016 qendra EDEN organizoi një ekspozitë fotografish me temë Energjia, e titulluar “PUUZLE ENERGJIE”, e cila u mbajt teper web see sep ekspozite puzzle Qendra Rinorë, rruga e Kavajës, Tiranë.  Fotografitë e paraqitura në këtë ekspozitë ishin sjellë nga qytetarët nga e përditshmja dhe tregonin perceptimin e secilit për këtë sektor i cili është i pranishëm në çdo sferë të zhvillimit të shoqërisë. Fotgrafi të tjera të paraqitura në ekspozitë ishin sjellë nga Qendra EDEN në sajë të vizitave në familje të ndryshme për hartimin e botimit “Varfëria Energjetikë në Evropën Juglindore: Mbijetesë e të ftohtit”, ku paraqiten kushtet e familjeve në rajon të cilat kanë vështirësi në sigurimin e nevojave të përshtatshme të të ngrohtit të të ftohtit etj në familjet e tyre.

Ekspozita u shoqërua me prezantimin e botimit “EVROPA JUGLINDORE: RRUGA DREJT BE-së APO RRUGA DREJT ASKUND: Një udhërrëfyes i energjise për vitin 2050: Një udhëzues për të ardhmen”. Botimi është i bazuar në dy produktet kryesore të projektit “Politika të qëndrueshmë energjetike në Evropën Juglindore-SEE SEP” , Modeli i energjisë dhe Llogaritësi i Karbonit. Të pranishmit u njohen më raportin me dy rrugët krysore të zhvillimit të sektorit të energjisë deri në vitin 2050 “Rruga drejt BE-së” dhe “Rruga drejt Askund”. "Rruga drejt BE-së” është rruga drejt një sistemi të qëndrueshëm, efiçent të energjisë së rinovueshme, duke mundësuar vendet për të përbushur synimet e BE-së dhe anazhimet ndërkombëtare klimatike. "Rruga drejt askund” mbështetje e vazhdueshme në lëndët djegëse fosile, me fokus në impiante e reja të qymyrit, dhe nuk ka përpjekje për rritjen e efiçencës së energjisë. Mesazhi kryesor i përcellë nëpërmjet këtij botimi te të pranishmit ishte “Energji më e pastër dhe më e qëndrueshme është më mirë për ne, për fëmijët tanë, për mjedisin dhe për klimën”. Për secilin sektor të kërkesës dhe të nevojës për energji u paraqitën skenarë të ndryshëm zhvillimi sipas secilës rrugë duke patur gjithmonë parasysh zvogëlimin e gazeve serrë deri në 85-90% në krahasim me vitin bazë 1990. Raporti është një studim i cili përfshin 7 vende ku projekti është zbatuar, duke bërë dhe një analizë gjithëpërfshirëse të Evropës Juglidore. Përshkrimi i zhvillimit aktual dhe parashikimet që paraqiten deri në 2050 e bëjnë këtë botim unik në llojin e tij dhe nxitës për tu lexuar jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga teknikë dhe ekspertë të këtij sektori. Si rrjedhim, një botim i dytë është përpiluar “EVROPA JUGLINDORE: RRUGA DREJT BE-së APO RRUGA DREJT ASKUND: Një udhërrëfyes i energjise për vitin 2050: Një analizë teknine” i cili ka një gjuhë më teknike dhe fton të gjithë të interesuarit për ta shfletuar e për ta përqasur atë sa herë që kemi nevojë për të bërë vlerësime aktuale apo drejt vitit 2050 të sektorit të energjisë në vendin tonë dhe në rajon.
Secili është në gjendje të vlerësojë rrugën që duket më e përshtatshme për zhvillimin  vendit të tij dhe të përçojë mesazhin nëpërmjet zgjedhjeve që kryen duke përdorur Modelin e Energjisë dhe Llogaritësin e Karbonit dhe duke u bazuar në analizën që paraqitet në botimet.
Fotografitë e energjisë ishin të vendosura në mënyrë të çrregullt duke dhënë idenë e një “PUZZLE” të pa formuar me një pamje të plotë, dhe ishin vetë të pranishmit që do të ideonin një pamje sipas përceptimit të tyre. Ekspozita u ndoq me një votim për foton më të bukur dhe që kishte mesazhin më të mirë përcjellës.
“Çdo investim që ne marrim dhe konsiderojmë për vendin tonë, duhet të marri parasyh jo vetëm fitim njerëzor, por të këtë parasysh që të jetë një zhvillim i qëndrueshëm e të vlerësojë çdo të gjallë në këtë tokë"- shprehet Ines Cilka fituese e çmimit të parë. Fituesi u vlerësua me materiale të cilat ndikojnë në përmirësimin e efiçencës në banesat tonë si një Llampë LED, një izolues dritaresh si dhe materiale promovuese të projektit.
Falenderojmë të gjithë që ishin pjesë e kësaj ekzpozitë me fotografitë dhe me praninë e tyre dhe lehtësimin e Qendrës Rinore për zhvillimin e aktivitetit.

Ky aktivitet u zhvilluar nga Qendra mjedisore EDEN dhe Grupimi Ekolëvizja të cilat janë zbatueset në nivel kombëtar të projektit rajonal “Politika të qendrueshme energjetike në Evropën Juglindore-SEE SEP”, i zbatuar në 7 vende (Bosnje dhe Hercegovina, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi. Maqedoni, Serbi dhe Shqipëri) me oragnziatë drejtuese SEE Change Net dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Pamje nga aktiviteti në 28 tetor mund ti ndiqni në facebook duke klikuar këtu.