#mosmaprekvalbonen

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, vullnetarë të qendrës EDEN dhe qytetarë ditën e shtunë datë 29 tetor 2016, iu bashkuan Koncert - Protestës nëper faqe valbona koncert Valbonë të inicuar nga këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, ndaj ndalimit të ndërtimit të hidrocentraleve në parkun Kombëtar të Valbonës.
Grupi i nisur nga Tirana me një pjesëmarrje prej afërsisht 30 persona, gjatë rrugës për në vendin e zhvillimit të koncertit, vendosën në afërsi të tabelës së ndërtimit të hidrocentralit Dragobia, një tabelë tjetër që kishte për titull edhe mesazhin që përçonte “Lugina e Valbonës është Park Kombëtar nuk e duam atë park energjitik me hidrocentrale”. Kjo tabelë përmbante mesazhe të drejtpërdrejta të dëmëve që sjell ndërtimi i hidrocentraleve në zonë në lidhje me faunën, florën dhe kryesisht faktin që banorëve të zonës u është mohuar e drejta e pjesëmarrjës në vendimarrje dhe se në takimet konsultuese të realizuara nuk ka patur përfaqësi të duhur dhe proçesi i konsultave me publikun është zhvilluar në kundërshti me proçedurat të parashikuara në ligj, duke marrë këtu parasysh rastin e firmosjes gjatë takimeve konsultuese të tre personave të cilët në fakt nuk jetojnë më.

Grupi u drejtua më tej për të ndjekur koncertin, i cili ishte tepër i veçantë e i rradhë në llojin e vet, një shprehje pakënaqësie-kundërshtie-proteste e ndërthurur me notat dhe tingujt e artit shqiptar.  Vëmendje e veçantë ju kushtua takimeve e intervistave me të interesuar të tjerë në këtë ngjarje, për të kuptuar perceptimin e çdo qytetari të ardhur aty prej Shqipërisë e Kosovës në mbrojtje të natyrës së bukur, për të falenderuar edhe njëherë iniciatorët dhe mjedisdashësit e për të realizuar një video e cila do të evidentoj momentet më të bukura e të spikatura të koncert-protestës.
Ky aktivitet erdhi edhe si një vijimësi e letrës pozicionuese të grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” drejtuar Kryministrit të Shqipërisë dhe Institucioneve të linjës në lidhje me një dokument faktesh të realizuar nga grupimi (“Përmbledhje faktesh nga investigimi administrative mbi procedura mjedisore të ndjekura nga kompanitë konçensionare të HEC-eve në Valbonë”). Dokumenti paraqet në mënyrë përmbledhëse kompanitë, letër këmbimin e realizuar nga Grupimi, dhe reagimet e banorëve të zonës duke iu drejtuar qeverisë me mesazhin për të vlerësuar drejt, e në përputhje me ligjet ekzistuese, pasojat e këtyre ndërtimeve si edhe theksohet nevoja e ekzistencës së vullnetit politik për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit"Perspektivë drejt integrimit në Bashkimin Evropian-Angazhim i qytetarëve aktive dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore“ i zbatuar nga Qendra EDEN, pjesë e programit "Shoqëri civile shqiptare për një mjedis Evropian" ACHIEVE zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri (RECShqipëri) dhe financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri.

Fotografitë e aktivitetit mund ti ndiqni këtu