Jetesë e qëndrueshme drejt nismave pro mjedisore

Projekti “Jetesë e qëndrueshme drejt nismave pro-mjedisore”, është tashmë në proces zbatimi të aktiviteteve dhe elementëve në përbërje të tij, për tëstart up arritur rezultatet e parashikuara në përmbushje të qëllimit dhe objektivave të projektit.
Në javën e 3-të të Nëntorit, u mbajt aktiviteti i parë, i cili është një takim që ka për qëllim kryesor njohjen e grupeve të punës dhe prezantimin e plotë të të gjithë aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të tij dhe punës së zhvilluar deri më tani për realizimin e këtij projekti. Njëkohësiht, takimi vjen si rezultat i mbajtjes së takimeve paraprake me drejtuesit e shkollave profesionale.

Këto takime u realizuan në 4 qytetet e Shqipërisë, si dhe parashikuar në projekt, duke adresuar 4 prej shkollave profesionale listuar në vazhdim:
-    Shkolla profesionale “Hamdi Bushati”, në Shkodër;
-    Shkolla profesionale “Hysen Cela”, në Durrës;
-    Shkolla profesionale “Ali Myftiu”, në Elbasan;
-    Shkolla profesionale “Kamëz“, Tiranë.  

Takimet u realizuan në ambientet e shkollave profesionale. Të pranishëm ishin drejtues, mësues dhe student. Qendra EDEN përfaqësohej nga drejtuesi i projektit dhe vullnetarë, të cilët mbajtën prezantimin dhe zhvilluan një bashkëbisedim të hapur që adresonte shumë prej pikave përbërëse të projektit. Angazhimi dypalësh ishte pozitiv dhe bashkëpunues. Gjatë takimit u diskutua kalendari i aktiviteteve të këtij projekti dhe u përcaktuan rolet që duhen të ndjekin grupet e punës për realizimin e tyre.

Sëbashku u vendos mbajtja e Aktivitetit të dytë “Vlerësim perceptimi”, në javën e dytë të Dhjetorit. Një aktivitet ky shumë i rëndësishëm që do të përfshij deri në 400 student në këto shkolla profesionale.
Pasqyrimi i aktiviteteve të këtij projekti do të behet në përputhje me aktivitetet që do të gjejnë zbatim.

Fotografitë e aktivitetit të parë mund ti ndiqni ne facebook të qendrës EDEN duke klikuar këtu

Ky projekt zbatohet nga qendra EDEN dhe mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë.