WORKSHOP- Hijet e kukullave

Mëso se si të krijosh “shadow puppets”, për të treguar histori lidhur me çështjet e mjedisit!

Të Enjten, më 17 Nëntor në zyrat e organizatës EDEN u organizua Workshop-i “Shadow Puppets”. Workshop-i u prezantua nga Andrea Caspari, një shadow puppetaktore kukullash dhe themeluese e Firefly Shadow Theater, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shadow Puppets – janë kukulla të drejtuara nga një apo më shumë aktorë, tregojnë histori me hijen që formojnë. Tradita e krijimit dhe përdorimit të tyre është shumë e hershme në shumë vende të botës.

Ne ishim shumë entuziast të bashkëpunonim dhe organizonim këtë workshop sëbashku. Besuam se procesi artistic i krijimit të karaktereve – kukullave deri në aktin final të aktrimit të historisë, do të jetë një mjet interesant dhe kreativ për tu përdorur në programet e edukimit mjedisor në organizatën tonë.

Vullnetarët e EDEN, u ftuan të jenë pjesë e këtij workshop-i. Gjatë tij, ata mësuan pak rreth historikut të shadow puppets, mësuan sa e lehtë është t’i bëjnë ato, të krijojnë disa vet, dhe të kenë mundësinë të eksperimentojnë me to dhe të tregojnë një histori për mjedisin. Qëllimi i këtij workshop-I ishte mësimi i teknikave të nevojshme dhe argëtuese për tu përdorur në tregimin dhe informimin në mënyrë kreative mbi problematika të ndryshme të mjedisit.

Materialet e përdorura për të krijuar kukullat ishin të gjitha materiale të riciklueshme të gjetura në zyrën tonë ose nga përdorimi në jetën e përditshme. Disa prej materialeve që u përdorën ishin: ngjyra, shkopa shishqebabi, karton nga kalendare jo më në përdorim, ngjitësa të ndryshëm, një çarçaf i bardhë nga shtëpia, qese plastike, shishe plastike dhe shumë të tjera.

Ne duam të zhvillojmë më shumë aftësitë tona në realizimin e kukullave e deri në aktrimin me to, ndaj do të organizojmë workshop-e të tilla edhe në të ardhmen e afërt.

Na ndiqni për të marrë lajme nga ne, pse jo të shprehni dhe interesin tuaj për të qënë pjesë në një prej tyre!
Disa Fotografi në Facebookun e qendres EDEN